Nata e 26 shkurtit 1951, kur u pushkatuan 22 intelektualë të shquar të Tiranës

Nata e 26 shkurtit 1951, kur u pushkatuan 22 intelektualë të shquar të Tiranës

08:22, 26/02/2021
A+ Aa A-

Nga Jonila Godole.

70 vjet me pare, në mesnatën e 26 shkurtit 1951 u pushkatuan pa gjyq dhe pa faj 22 intelektualë të shquar të Tiranës dhe të Shqipërisë, me vendim të Byrosë Politike të KQ të PPSH, me pretekstin e të ashtuquajturës “Bomba sovjetike”, një sasie vogël dinamiti hedhur në oborrin e Ambasadës Sovjetike në Tiranë.

Propaganda fajësoi për këtë organizatën antisovjetike, por që s’kishte asnjë lidhje me të pushkatuarit.

Njëzete dy intelektualët e pafajshëm, mes tyre dhe Sabiha Kasimati, shkencëtarja e parë shqiptare, u ekzekutuan në breg të lumit Erzen, ku u groposën në errësirë dhe fshehtësi në një varr të përbashkët.

Familjet e tyre u internuan në kampet e përqendrimit të Tepelenës, Vlorës etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco