Soreca: Krerët e partive kanë përgjegjësi ligjore për listat

Soreca: Krerët e partive kanë përgjegjësi ligjore për listat

12:48, 23/02/2021
A+ Aa A-

I ndodhur në një forum, ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca iu dha një mesazh drejtuesve të partive në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

Soreca iu kujtoi se drejtuesit kanë përgjegjësi ligjore dhe morale që në listat e kandidatëve partive të tyre të kenë standarde e integritet.

“Diskutime si ato të sotmet janë thelbësore për të drejtuar votuesit dhe kandidatët në procesin demokratik. Unë pres që partitë politike të angazhohen me rekomandimet e OSBE dhe të mos lejojnë që iniciativa e sotme demokratike shumë e shëndetshme të mbetet pa vëmendje.

Drejtuesit e partive kanë përgjegjësi ligjore dhe morale për të siguruar listat e kandidatëve me standardet më të larta të integritetit. Shqipëria meriton ligjvënës të cilët do të mbështesin agjendën reformuese të Bashkimit Evropian dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

dulla23/02/2021 14:44

Po kur vete kryetari nuk ka integritet si i bohet o pepino?

Noni23/02/2021 14:18

Hane , pine e bejne qejf amasadoret e huaj ne vendin e rrumpalles se kryeministrit Rame-mortje . Dhe ku e ku i fusi ndonje "po*dhe" per pergjegjesit ligjore , per te na kujtuar se akoma jane gialle , e se deri me tani i kane shpetuar covid-it i cili eshte duke bere kerdine ne Shqiperi .

Shto koment

Denonco