PD: Ramës i duhet mandati i tretë për ortakët, jo për spitalet

PD: Ramës i duhet mandati i tretë për ortakët, jo për spitalet

11:38, 18/02/2021
A+ Aa A-

“Po sikur të kishte sulmuar virusi para 7 vjetësh kur spitalet ishin deri në këtë derexhe?” ka thënë sot kreu i Qeverisë Edi Rama duke u treguar qytetarëve në Fb, pamjet e disa godinave të rrënuara të spitaleve nëpër rrethe dhe se si janë shndërruar sot. Këto foto Rama i ka përdorur si argument se i duhet të vazhdojë rikonstruksionin e sistemit shëndetësor në tërësi, ndaj edhe i duhet mandati i tretë.

Por nuk ka zgjatur shumë dhe përgjigjen Ramës ia ka dhënë Partia Demokratike për punët e pakryera në tetë vjet, përgjigje në mënyrën më konçize, se "Rama e do mandatin e tretë që të vazhdojë të çojë paratë te ortakët e tij!".

PD në reagimin e saj vërejti faktet: "Me paratë që ka shpenzuar për “check up” korruptiv, pagesa për analiza fiktive dhe të pakryera, Edi Rama do të kishte rikonstruktuar të gjitha spitalet në vend, do të kishte paguar shifrat prej miliona lekësh që paguan shqiptarët për t’u trajtuar nga COVID-19! Por Ramës nuk i bëhet vonë për shqiptarët.

Rama e do mandatin e tretë që të vazhdojë të çojë paratë te ortakët e tij. Shqiptarët nuk mund të pranojnë më një kryeministër që punon për veten e tij.

Me 25 prill fiton Shqipëria, humbet Rama”, nënvizohet me forcë në përgjigjen e Partisë Demokratike ndaj Kryeministrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco