Partia e Lirisë denoncon se Bashkia e Tiranës është në një kolaps institucional dhe ekonomik. Në një deklaratë për mediat nga selia, anëtari i Këshillit Bashkiak, Artan Distafa tha se 70 makina të cilat ishin marrë më qira janë tërhequr nga koncesionari për shkak të mospagesës së detyrimeve.
Sipas Distafës për shkak të modelit korruptiv të ideuar nga Edi Rama, bashkia nuk ka mundësi të paguajë për shërbimet që i duhen ofruar qytetarëve.
Deklarata e Artan Distafa
Bashkia e Tiranës nuk është më thjesht në vështirësi. Ajo ndodhet në kolaps të plotë institucional, financiar dhe administrativ. Tërheqja e dhjetëra automjeteve të nevojshme për funksionimin e saj është prova më e qartë se modeli i qeverisjes së Edi Ramës ka falimentuar edhe në zemër të kryeqytetit. Sipas raportimeve publike, mbi 70 automjete janë tërhequr nga koncesionari për shkak të mospagesave, duke paralizuar një pjesë të rëndësishme të shërbimeve që u detyrohen qytetarëve.
Kjo nuk është një ngjarje e izoluar. Është rezultati i një sistemi të ngritur mbi korrupsionin, klientelizmin dhe propagandën. Për vite me radhë, Edi Rama dhe njerëzit e tij kanë shpenzuar qindra milionë euro për fasada, beton, luks, koncesione dhe tendera me fitues të paracaktuar, ndërsa sot Bashkia nuk është në gjendje të paguajë as automjetet që i nevojiten për të funksionuar.
Kryeqyteti është kthyer në simbolin e keqmenaxhimit. Paratë e qytetarëve janë shndërruar në burim pasurimi për një grusht njerëzish të lidhur me pushtetin, ndërsa qytetarët marrin çdo ditë më pak shërbime, më shumë taksa dhe më shumë arrogancë nga qeveria.
Edi Rama nuk mund të largohet nga përgjegjësia politike. Bashkia e Tiranës është produkti i drejtpërdrejtë i modelit të tij të qeverisjes. Ky është modeli që premtoi "Rilindje", por prodhoi vetëm korrupsion, borxhe, kapje të institucioneve dhe falimentim të administratës publike.
Ndërkohë që familjet shqiptare përballen me koston më të lartë të jetesës në rajon, me taksa gjithnjë e më të rënda dhe me çmime që rriten çdo muaj, pushteti vazhdon të shpërdorojë fondet publike pa asnjë llogaridhënie. Sot, qytetarët paguajnë gjithnjë e më shumë, por marrin gjithnjë e më pak. Ky është bilanci real i qeverisjes së Edi Ramës.
Ne kërkojmë transparencë të plotë për kontratat, detyrimet financiare dhe përgjegjësit që kanë çuar Bashkinë e Tiranës në këtë gjendje të turpshme. Kush i ka zhdukur paratë e taksapaguesve? Kush do të mbajë përgjegjësi për bllokimin e shërbimeve publike? Kush do të japë llogari për një administratë që po falimenton para syve të qytetarëve?
Faktet flasin vetë. Kur Bashkia e kryeqytetit mbetet pa automjete, pa kapacitete funksionale dhe pa mundësi për të ofruar shërbimet më elementare, kemi të bëjmë me një dështim spektakolar të qeverisjes.
Tirana meriton një administratë që u shërben qytetarëve dhe jo interesave të pushtetit. Shqipëria meriton një qeveri që jep llogari, jo një regjim që mbijeton vetëm me propagandë, korrupsion dhe shpërdorim të parave publike. Përgjegjësia politike nuk mund të shmanget më. Koha e ndryshimit është domosdoshmëri.

© SYRI.net