FOTO/ Rilindja zhyti vendin në depresion. BB:  Shqipëria me numrin më të lartë të vetëvrasjeve  në Europë

FOTO/ Rilindja zhyti vendin në depresion. BB: Shqipëria me numrin më të lartë të vetëvrasjeve në Europë

11:55, 08/02/2017
A+ Aa A-

Nuk është vetëm emigracioni masiv treguesi i vetëm, që dëshmon se shqiptarët po humbasin shpresën për të jetuar në vendin e tyre. Një tjetër statistikë e publikuar së fundmi nga Banka Botërore konfirmon se shoqëria shqiptare është në depresion. Ai është numri i vetëvrasjeve.

Sipas Bankës Botërore, Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të vetëvrasjeve në Europë, përjashto Ukrainën, e cila ndodhet në një situatë lufte.

Në vitin 2014, numri i vetëvrasjeve në Shqipëri ishte 4 të vetëvrarë për çdo 100 mijë banorë. Tregues më të lartë nga ky ka vetëm Ukraina me 4.4 vetëvrasje për 100 mijë banorë, ndërsa në të gjithë vendet e tjera të Europës shifra është dukshëm më e ulët.

Image

Në Ballkan, vendi i dytë me numrin më të lartë të vetëvrasjeve është Mali i Zi me 3.6 persona për çdo 100 mijë banorë. Në Serbi dhe Bosnje treguesi i vetëvrasjeve është 1.3 persona për 100 mijë, në Kroaci 0.8 persona të vetëvrarë për 100 mijë vetë, ndërsa në Greqi vetëm 0.1 vetëvrasje për çdo 100 mijë banorë.

Vetëvrasjet e shtuan

Numri i të vetëvrarëve u shtua veçanërisht në tre vitet e fundit për shkak të krizës ekonomike, por edhe represionit shtetëror mbi familjet, që nisi me aksionin e energjisë dhe atë kundër informalitetit.

Vetëm për shkak të borxheve ndaj OSHEE i kanë dhënë fund jetës mbi 12 persona, që nga koha e nisjes së aksionit në sektorin e energjisë. Viktima e parë ishte Qamil Zela, i cili u vetëvar pasi e burgosën për një borxh prej 3200 lekësh ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë.

Kalvari i zi i vetëvrasjeve vazhdoi me të ndjerët Arif Doda, Klajdi Muça, Llazar Nasi, Gjovalin Gjini dhe shumë kryefamiljarë të tjerë, të cilët i kanë dhënë fund jetës për shkak të borxheve ndaj OSHEE-s. 

Numri i vetëvrasjeve ka vazhduar me intensitet të lartë edhe gjatë muajve të fundit. Jo më larg se këtë të mërkurë një grua 35 vjeç u vetëvra duke u hedhur nga kati i 7-të i një pallati. Kjo është vetëvrasja e fundit në serinë e një kalvari të gjatë, i cili dëshmon se mjerimi dhe keqqeverisja e kanë zhytur Shqipërinë në depresion.

SYRI.net 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

beni 08/02/2017 18:44

Shpresoj qe te vetvraret te jen ata qe e kan votuar rilindjen!!!

Miku i Liut08/02/2017 11:59

Po pse nuk ja japin vetes edhe Ed droga me Ilir felliqesiren qe te shpetojne shqiptaret?!

Shto koment

Denonco