Qeveria Rama gjen 'zgjidhjen' për tmerrin në Kakavijë: Bëni testin te privati dhe përkthejeni!

Qeveria Rama gjen 'zgjidhjen' për tmerrin në Kakavijë: Bëni testin te privati dhe përkthejeni!

12:58, 14/08/2020

Nga pala greke ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtarë për atë që po ndodh në Kakavijë dhe së fundmi edhe Kapshticë ku ka radhë të gjata kilometrike në pritje për të kaluar kufirin.

Ndërkohë është ministria jonë për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila pretendon se ka komunikuar me autoritet greke të cilat kanë thënë se do të pranojnë edhe testet për COVID-19 të cilat bëhen te private.

“Me qëllim përballimin e situatës dhe lehtësimin e lëvizjes që qytetarëve shqiptarë janë kontaktuar në vijimësi autoritetet greke të cilët kanë shtuar personelin shëndetësor në Pikën Kufitare të Kakavijës. Së fundi pala greke ka njoftuar se do të marrë masa the tjera për lehtësimin e situatës deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit.
Risjellim në vëmendje se shtetasit shqiptarë mund ta kryejnë testin edhe në institucionet e licencuara shqiptare dhe ta përkthejnë përgjigjen në anglisht. Ky testim njihet edhe nga autoritetet greke dhe do ta lehtësonte më shumë situatën”,
njofton MEPJ.

Situata në Kapshticë ku radha e familjarëve mes të cilëve ka edhe shumë fëmijë e pleq sa vjen e rëndohet, ndërkohë që dy të moshuar u dërguan me urgjencë në spital pas situatës së rënduar shëndetësore.

Mësohet gjithashtu, se radhë kilometrike ka pasur ditën e sotme, edhe  në Kapshticë. Radha e cila është gati e palëvizshme është krijuar në këtë pikë kufitare, që ditën e djeshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco