FOTO/ Ambasadorja Kim viziton Muzeun Historik Kombëtar

FOTO/ Ambasadorja Kim viziton Muzeun Historik Kombëtar

14:09, 03/07/2020
A+ Aa A-

Ambasadorja amerikan ka vizituar sot Muzeun Historik Kombëtar. Ky institucion njoftoi sot:

"Sot, patëm kënaqësinë të mirëprisnim në muzeun tonë Ambasadoren e Sheteteve të Bashkuara të Amerikës, znj.Yuri Kim.

E shoqëruar nga drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, ambasadorja Kim u njoh me historinë e vendit tonë nëpërmjet objekteve të ekspozuara në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar.

Gjatë rrugëtimit në historinë e shqiptarëve, znj. Yuri Kim u njoh nga afër me mënyrën e jetesës së popullit tonë ndër shekuj, me veglat e punës, veshjet e ndryshme, traditat, ritet e zakonet.

Delegacioni pati mundësi të shihte nga afër ndikimet e kulturave të popujve të tjerë në kulturën tonë, kjo e pasqyruar në skulptura e mozaikë. Ambasadorja u njoh nga afër me jetën dhe veprën e Heroit tonë Kombëtar, e befasuar nga vuajtjet e popullit shqiptar ndër vite, duke vlerësuar për mjeshtërinë e zejtarëve shqiptarë në punimet e drurit dhe të argjendit, si dhe pasuritë e unike të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve, pjesë e fondit të Muzeut Historik Kombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist03/07/2020 15:09

Zonjes Kim,i kujtojme,se ne kete kohe pandemie,vizita duhej bere me pare,neper qendrat shendetesore,sidomos tek ato,ku trajtojen te semuret me koronavirus.Te shikoje gjendjen e tyre,por edhe te semureve,dhe t'i krahasoje me deklaratat qe jepen,nga komisioni ,por sidomos,nga KM.

Krist03/07/2020 15:08

Shto koment

Denonco