Rikthehen masat dhe kufizimet, ja çfarë paralajmëroi sot Rama

Rikthehen masat dhe kufizimet, ja çfarë paralajmëroi sot Rama

16:05, 16/06/2020
A+ Aa A-

Edi Rama ka paralajmëruar masa të ashpra për qytetarët që bëjnë grumbullime qoftë politike për jo vetëm, ndërsa tha se do të ndalohen kategorikisht, dhe shkelësit e protokollit do të ndëshkohen me gjoba.

Gjithashtu ai ka paralajmëruar edhe qytetarët që dalin në grup dhe nuk ruajnë distancën fizike pavarësisht se lëvizja e lirë dhe pa autorizime do të vijojë.

Kryeministri tha gjithashtu se bizneset që nuk do të respektojnë protokollin e sigurisë nëpër vendet ku ushtrojnë aktivitetet e tyre, dhe moszbatimi i tyre do të çojë në gjoba por edhe heqje lirie.

‘Fatin e kësaj luftë e vendosin qytetarët, nga si dhe ku sillen, respektin mbi protokollet dhe ndjekjen e tyre.

Distancimi në këtë normalitet që s’do ishte i tillë përpara se të futemi këtu. Nuk do të lejojmë më në asnjë mënyrë, asnjë lloj grumbullimi, qoftë edhe politik, vazhdoni punën, liria e lëvizjes është e padiskutuar dhe e garantuar, liria e të shprehurit e pa cënuar.

Policia e shtetit duhet dhe do të bëjë detyrën, pa bërë asnjë dallim kujtdo qoftë dhe sidoqoftë. Kush merr pjesë në grumbullime më shumë se nga protokollet e sigurisë, do të penalizohen në bazë të ligjit.

Bizneset përveç gjobave rrezikojnë edhe heqjen e lirisë në rast se kapen në shkelje të protokolleve.

Qytetarët të qarkullojnë pa kufizime dhe leje, por do penalizohen për shkeljen e rregullave të thjeshta të distancimit social’, tha ndër të tjera Rama gjatë një komunikimi live në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi 16/06/2020 23:53

O milet degjoni dhe merni vesh. Ky eshte rrot k... eshte bo si tellalli tek filmat shqiptare. Kryeminister qe shkurt mund ta quajme k... Lalës.

Shto koment

Denonco