Rama 'cicëron' në Twitter: U konfirmua se humbja e PD në 2017 s'lidhej me marrëveshja e parë

Rama 'cicëron' në Twitter: U konfirmua se humbja e PD në 2017 s'lidhej me marrëveshja e parë

16:03, 06/06/2020
A+ Aa A-

Pas marrëveshjes së djeshme Pozitë-Opozitë për reformën zgjedhore, kyeministri Edi Rama bën një tjetër reagim.

Përmes një "cicërime" në Twitter, kreu i qeverisë shprehet se marrëveshja e re tregon se humbja e PD-së në 2017 s’kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve.

"Padyshim që s’jam dakord me ata që thonë se marrëveshja e re me LB ishte një humbje për të, se gjoja hoqi dorë nga kauza dhe nuk fitoi asgjë! Jo,sepse kauza ishte imagjinare, kurse marrëveshja është konkrete – pas djegies së kohës, mandateve,bashkive është një rikthim në realitet.

Por marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD në 2017 s’kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjedhor ekzistues mbeti kusht i panegociueshëm i LBPD, edhe në zhgjëndrrën pa qeveri teknike!", shkruan Rama.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shqiptari06/06/2020 16:43

O shoku ER, kreu i narko-bandes Rilindja e Qelbesirellekut dhe antar i LGBT! Koha jote mori fund! Me ne fund kete e kuptuan te gjithe socialistet e ndershem, te cileve ti me mashtrim ua grabite PS-ne, e ka kuptuar edhe Majko, qe i vjen turp te flase per kokederrin e tij me mjekerr. Me ne fund e kuptuan SHBA, BE, OSBE, KE, PE dhe e gjithe bota se me çfare monstre kane te bejne. Shpresoj qe te jene bindur edhe ata qe me kot presin t'u ndertohen shtepite e rrenuara nga termeti dhe ata qe presin pagat e "luftes", apo paketat e dyta e te treta! Kjo nuk konfirmon humbjen e PD ne 2017, por konfirmon vjedhjen dhe blerjen e votave qe bere ti, dhe tmerrin qe te ka kapur nga humbja qe te pret, me 75%. Ike o Plaku Merre, ikeeeeee! Na e more te keqen o shtrigu i dreqit!

Shto koment

Denonco