Protesta/ Lubonja për Syri TV: Kjo është bandë kriminale që duhet shporrur

Protesta/ Lubonja për Syri TV: Kjo është bandë kriminale që duhet shporrur

17:02, 18/05/2020
A+ Aa A-

Në një intervistë për Syri TV nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit" ku pas pak pritet protesta e qytetarëve dhe opozitës, analisti Fatos Lubonja tregoi se çfarë duhet të bëjë tani e tutje opozita.

Sipas tij, kjo mazhorancë është një bandë kriminale që duhet shporrur sa më shpejtë.

"Bashkia dhe të tjerët të përgjigjen dhe të paguajnë dhe të rikthehet besimi se nuk do të jemi në thundrën e saj. Të mundohet të bashkohet me qytetarët në këtë front. Janë shkatërruar të gjitha institucionet. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka Gjykatë të Lartë, nuk ka zgjedhje. I marrin me hajdutë, me kriminelë. Është kapur shteti dhe duhet çliruar shteti. Kjo është një bandë kriminale. Të shporrim këtë bandë pastaj. Nëse vazhdon kështu do të na nënshtrojë përfundimisht", tha Lubonja për Syri TV.

I pyetur se kush e prishi Teatrin Kombëtar, Edi Rama apo Erion Veliaj, Lubonja dha këtë përgjigje:

"Inspiruesi kryesor është Edi Rama. Ky është killeri. Ky proces kur të hapet do të tregojë edhe kreun e organizatës".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist18/05/2020 17:20

Fatos,me pare duhet te zhdukesh TI nga skenat e mediave,se je inisiatori qe deshe me e provu kete kryeminister,dhe bere cmos deri sa ja arritet qellimit.Tani kerkon te mesosh te tjeret ,dhe opoziten,se cfare duhet te bejne.Ata e dijne mire,por ti mos i ngaterro neper kembe te tjeret.Shko e ngulu ne Itali,e mos u duk,te na prishesh ajrin ,ketu ne Tirane.

Krist18/05/2020 17:19

Shto koment

Denonco