VIDEO-ja skandaloze/ A duhet të mjaftohemi me përjashtimin e një polici?

VIDEO-ja skandaloze/ A duhet të mjaftohemi me përjashtimin e një polici?

14:40, 04/05/2020
A+ Aa A-

Një video skandaloze është bërë virale mbrëmjen e djeshme në media dhe rrjetet sociale.

Pamjet që ofronte video, ishin vërtetë të turpshme.

Një punonjës policie në detyrë, brenda makinës së shtetit, të cilën e paguajmë me taksat tona, i fuste duart një vajze, gjatë kohës së ndalim qarkullimit, për shkak të pandemisë.

Dukej se polici ishte i njohur me vajzën dhe nuk e kishte problem aspak të prekte të renë në pjesët e saj intime.

Nëse punonjësi i policisë nuk do ishte në detyrë, atëherë nuk do kishte ndodhur asgjë. Por duke mbajtur uniformën e policisë, efektivi duket se ka shfrytëzuar postin e tij, për të abuzuar me vajzën e re.

Pas publikimit të kësaj videoja, ku targat e makinës së policisë dalloheshin qartë, policia ka identifikuar dhe ka vendosur që të përjashtojë punonjësin e policisë që është në pamje.

Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës policie që ka shkelur rëndë Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, duke cenuar imazhin e Policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për të filluar menjëherë hetimin disiplinor.

Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe DVP Tiranë, pas verifikimeve të kryera dhe hetimit të bërë, identifikuan punonjësin e Policisë, i cili është shtetasi M. K., punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 3.

Për këtë punonjës u bë pezullimi nga detyra dhe u mor masa e përjashtimit nga Policia e Shtetit, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit’, thotë policia në reagimin e saj.

Por a duhet të mjaftohemi me një njoftim të thatë dhe me faktin se policia ka vendosur të përjashtojë këtë punonjës policie?

Aspak që jo.

Në ditët kur policia arreston njerëz hallexhinj si stomatologu në Fier, që kishte dalë për të blerë 2 bukë për prindërit e tij, nuk ndalon një punonjës policie që bën veprim të turpshme në publik dhe shkel etikën dhe kodin e tij të punës.

Skandale të tilla, ku përfshihen drejtpërdrejtë shërbyes të popullit, nuk mund të kalojnë me një reagim të thatë, por duhen mbajtur përgjegjësi për të gjithë zinxhirin drejtues të policisë deri tek koka e tyre.

E kjo përgjegjësi bëhet edhe më e madhe, kur vetë koka e këtij zinxhiri përgjegjësi ministri Sandër Lleshi, disa kohë më parë më parë deklaronte se çdo veprim i një punonjësi policie, do të ishte sikur ta kishte bërë ai.

A do të mbajë përgjegjësi Lleshi pas kësaj video, apo sërish do të struket në zyrën e tij dhe do të ja lëjë gjithçka në dorë propagandës.

Edhe pse në kohëra të vështira, në kohëra pandemie, përgjegjësisë nuk mund ti shpëtojë askush dhe sot për sot do të ishte veprimi më i mirë që do të ndërmerrte një drejtues që e mban veten për të ndershëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Didi04/05/2020 19:32

Mos u beni te gjithe si te ndershem.Kryeministri 5 gra ka marre dhe 4 i ka ndare dhe nuk can koke per kodin e etikes.

kadri hasbiu04/05/2020 15:34

po tadheni ju qe leshi eshte i ndershem ????ky eshte me i zi se ram mostra vete ky shyqyr qe nuk ka ne dore me shume se para togave te pushkatimit do i conte njerzit sic bene eterit e tyre

Shto koment

Denonco