Alibeaj: Rama i ka menduar qysh në 26 shkurt 2020 tenderat sekretë, prandaj i mbyll brenda shqiptarët

Alibeaj: Rama i ka menduar qysh në 26 shkurt 2020 tenderat sekretë, prandaj i mbyll brenda shqiptarët

23:08, 28/04/2020
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj u shpreh se Rama i kishte parashikuar qysh në 26 shkurt kontratat sekrete.

Ai shtoi se prandaj kërkon që të shtyhet gjendja e jashtëzakonshme dhe prandaj nuk po bëhet transparencë.

Enkelejd Alibeaj: Rama ka bërë disa rregulla të veta, pa i çuar as në parlament dhe ka vendosur disa kontrata sekrete. Ai e ka menduar qysh në 26 shkurt 2020, akoma kur nuk ishte futur ne publik çështja e pandemisë, kishte parashikuar me mendjen e tij përvese që të fuste kontratat sekrete. Prandaj kërkon shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe prandaj i mbyll shqiptarët renda, dhe prandaj nuk bën transparencë. Këta janë thjeshtë plaçkitës, kaq e thjeshtë është.

Ligji është qartësisht i zbatueshëm për këdo, individualisht dhje politikisht. Kur shkelet përcakton edhe përgjegjësinë penale individuale apo kolektive edhe kur është Këshilli i Ministrave. Përcaktohet se aty ka një komision, ka një drejtues të autoritet kontraktor që është ministri dhe ligji para ca ditësh përcakton se autoriteti kontraktor, pra është kryeministra me krye Edi Ramës që do të lidhe kontratën. Pra, e ka përgjegjësinë penale mu në ballë, por është çështje tjetër nëse SPAK-u nuk do të veprojë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco