‘Mund të bëheni vrasës të njerëzve tuaj’ , Rama: Djali që infektoi prindërit do ndëshkohet…

‘Mund të bëheni vrasës të njerëzve tuaj’ , Rama: Djali që infektoi prindërit do ndëshkohet…

12:17, 24/04/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas numrit të shtuar të infeksioneve me Covid-19, duke u ndalur te rasti i një të riu nga Tirana, që pasi shkeli rregullat e karantinës, infektoi prindrit.

Sipas Ramës, ndaj djalit do të nisin hetimet dhe do të ndëshkohet penalisht.

Mesazhi i Edi Rames ne Facebook:

Një lajm i keq nga testimet e djeshme, që duhet të vlejë si mësim për të gjithë.

Djali me Covid-19, pa simptoma, thyen rregullin e del nga Tirana drejt një zone tjetër të vendit, ku jetojnë dy prindërit e tij të moshuar. U shkon prindërve në shtëpi dhe u transmeton bombat në trup! Prindërit dalin të dy pozitivë dhe jo vetëm mosha, po edhe shëndeti i tyre i kthen në pacientë me jetën në rrezik!!!

Natyrisht që për djalin do të nisin hetimet dhe ai mund të ndëshkohet jo vetëm administrativisht, po edhe penalisht, por si mund t’u bëhet një “peshqesh” i tillë njerëzve më të dashur në botë?!

A e kuptoni se kjo nuk është lojë?! A e kuptoni se në këtë luftë, kush shkel rregullat nuk ia hedh shtetit, po ia fut vetes dhe familjes së tij?! A e kuptoni se duke u hapur më tej, ne jemi potencialisht armiku vrastar i prindërve tanë, nëse nuk respektojmë rregullat, duke u sjellë si karagjozë të papërgjegjshëm me veten, me prindërit, me familjen e me shoqërinë?!

Lus Zotin që ata dy pleq të mos ikin nga kjo botë e të mos mbeten pishmani i jetës së atij djali të papërgjegjshëm dhe ju lutem të gjithëve: MoS! MoS! MoS!

Stop me hilet e me karagjozllëqet, sepse mund të bëheni mosozot, vrasës të njerëzve tuaj më të shtrenjtë”, shkruan Rama sot në rrjetet sociale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Noni24/04/2020 17:04

Doni me per Belulin nga Beluli i cmendur? Beni akoma durim , o te duruar .Por deri kurr???????

altini24/04/2020 16:12

Ore i thoni ketij RK qe del dhe flet brockulla. Nga ta dinte ai djali pa simptoma qe ishte i infektuar me Covid-19? Se mos e testoi ky kryeK i Surrelit. Tani do edhe ta ndeshkoje ate djale qe shkoi te shihte dhe ndihmonte prinderit. Sipas kesaj llogjike, burgjet e Italise do te ishin mbushur plot me "shkelesa" te karantines.

Atdhetari 24/04/2020 15:52

O zhulsi i surrelit po na ben te gjitha ti edhe kryemisser edhe prokuror edhe gjygjtare edhe po leh si zagare fllice token oi fare e keqe njeri qe ke akuzu baben tend per perdhunim e del e na ben moral.

kuti 24/04/2020 15:07

Zar rrugesh! Denoi njerezit: po si menedon ti mor idiot se ky djali ka shkuar me qellim qe te infektoje prinderit? Ka shkuar per ti pare jo per ti infeketuar o i ifektuar me anti humanizem si ti!: O ti i gjirizeve! Po mire o llum do i çosh ne burg ti keto me mutligjin qe ke kaluar! Po ne burg i ke krijuar kushtet per te burgosurit mos te infektojne njeri tjeterin? Me siguri qe jo? Sepse ti o llum vetem pune nuk ben,! Vetm nese quhet pune vjedhja dhe shkkaterrimi qe i ben vendit, bashke me gjithe llullet e opoziçkes qe bejne sikur te kritikojne, por qe ti si funderrine qe je, ja lyen mire rroten me parate e vjedhura!!

Daj Jaku24/04/2020 13:53

Lëri përrallat o mashtrues i fëlliqur. Mjaft me fantazinë e sëmurë të shpikjes së dramave... Na thuaj kush është ai djalë, cilët janë prindërit? Por mbi të gjitha na thuaj përse nuk bën tamponet, si e gjithë bota? Nuk janë lekë që ti i nxjerr nga xhepi yt, nga ato miliardat që i ke vjedhur këtij populli. Buxheti i shtetit nuk ëdhtë lek personal i yti. Madje nuk lejon as testimet private. Si do të bëjë ai djaloshi i gjorë për tu ndodhur pranë prindërve në këtë kohë pandemie të cilën ti e quan luftë, njësoj si Don Kishoti. Prindët kanë nevojë për mbështetjen e fëmijëve. Por ti e ke mëndjen të vjedhësh e të sundosh. Në këtë rast ti nuk i ke dhënë të drejtën për të zgjedhur atij djaloshit të gjorë, të cilin don edhe ta dënosh. Për tu denuar je ti o pallosh hajdut kriminel njëkohësisht. I çmendur që po çmend një popull, mbasi e shtrydhe, e shtype, e le pa atdhe, e le pa liri, pa dinjitet, pa bukë. O i biri i Kainit.

lushingabarbullushi24/04/2020 13:32

Po punonjesit e fasoneve qe po infektohen me shpejtesi e me dijenin tende personalisht. Kush do te mbaj pergjegjsi?!

Leo24/04/2020 12:43

Zoti Rama. A ishte i testuar djali? Nqs jo eshte faji tend dhe ti duhet te ndiqesh penalisht. Dhe mos me fol brockulla.

Skrapari24/04/2020 12:24

Sa i "dhimsur" eshte bytheq..

Shto koment

Denonco