Meta shpërndan mesazhin e Papës: Jeta matet me masën e dashurisë

Meta shpërndan mesazhin e Papës: Jeta matet me masën e dashurisë

14:31, 05/04/2020
A+ Aa A-

 

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë mesazhin e Papa Françeskut, të dhënë ditën e sotmë në nisje të javës së Pashkës.

‘Drama, që po jetojmë, na nxit ta marrim seriozisht çka është serioze e të mos merremi me gjëra që vlejnë pak e aspak; të zbulojmë se jeta nuk shërben, nëse nuk shërbehet’, thuhet në mesazhin e Papa Françeskut.

Mesazhi i plotë i presidentit Ilir Meta:

Duke uruar shëndet të plotë për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, dhe shërim të shpejtë për të prekurit, po ndaj me ju këto mesazhe të paqta e shpresëdhënëse të Papa Françeskut, të dhëna sot gjatë Meshës së të Dielës së Larit në prag të fillimit të Javës së Madhe të Pashkëve, që na frymëzojnë, na japin forcë e kurajo për të kaluar këto momente tepër të vështira!

‘Drama, që po jetojmë, na nxit ta marrim seriozisht çka është serioze e të mos merremi me gjëra që vlejnë pak e aspak; të zbulojmë se jeta nuk shërben, nëse nuk shërbehet.

Sepse jeta matet me masën e dashurisë. Të përpiqemi ta ndihmojmë atë që vuan; që është i vetmuar, që ka nevojë. Mos të mendojmë vetëm për çka na mungon, por për të mirën, që mund të bëjmë.

Natyrisht të duash, të lutesh, të falësh, të kujdesesh për të tjerët, në familje a në shoqëri, mund të kushtojë shtrenjt.

Mund të duket udhë kryqi. Po udha e shërbimit është udhë fitimtare, udhë që na shpëtoi, që na e shpëton jetën’, - na porosit të gjithëve Papa Françesku.

SË BASHKU DO T'IA DALIM!

ZOTI I BEKOFTË FAMILJET TUAJA!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gimi05/04/2020 20:43

Z.Komandant i Pergjithshem i Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise, kam vetem nje pyetje. A Ju njeh per te tille (shkruar me lart) kryeministri dhe ministresha e Mbrojtjes se Shqiperise, n.q.s po.... si ka mundesi qe nuk prononcoheni, per demonstrimin e forces me autoblinda ne rruget e Shqiperise, per te frikesuar popullin, mendoj se eshte nje gjest i shemtuar e dictatorial, qe do te thote te merrni situaten ne dore dhe te ndaloni ne menyre kategorike, perdorimin e forces se autoblindave, per futur popullin ne friken autoritare qeveritare, nga nje bande gangsteresh, te vetquajtur Qeveri...me rspkt Gimi bxl.

Shqiptari05/04/2020 15:27

U KEMI PARE TE GJITHEVE JU POLITIKANEVE TANE SE SA DASHURI KENI PER NJEREZIT! AQ I DONI SA I VODHET E I GRABITET PREJ 30 VITESH ME RADHE! HIP NJERI E ZBRIT TJETRI, ZBRIT TJETRI E HIP PERSERI NJERI! ZBRIT I PARI E HIP I DYTI, ZBRIT I DYTI E HIP PERSERI I PARI!!!! ISHIM NGA 22 VJEC KUR ISHIT JU NE PUSHTET, SOT JEMI TE THINJUR DHE PERSERI JU JENI PRAPE NE PUSHTET!!!! DHE PERSERI JENI PO JU QE KERKONI TE VINI PERSERI NE PUSHTET!!! DESHTAK PAS DESHTAKU!!!

Shto koment

Denonco