Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

OKB: Shqipëria, ndër vendet e para në botë për ndotjet që shkaktojnë sëmundje respiratore

OKB: Shqipëria, ndër vendet e para në botë për ndotjet që shkaktojnë sëmundje respiratore

11:52, 18/03/2020
A+ Aa A-

Shpërthimi i Covid-19 dhe evolucioni në një pandemi globale, që tashmë ka prekur më shumë se 130 shtetet të ndryshme të botës, ka rikthyer më në fund vëmendjen te çështjet që i takojnë shëndetit, paçka se prej vitesh organizma të ndryshme si OBSH apo Organizata e Kombeve të Bashkuara kanë ngritur sirenat e alarmit.

Kjo e fundit, sapo ka publikuar raportin e progresit drejt objektivave të qëndrueshëm për rajonin e Europës dhe Azisë qendrore, raporton scan. Një indikator i raportit më të fundit të OKB i referohet ndotjes, dhe sidomos asaj të brendshme, që gjenerojnë familjet, e që është shkaktare e shumë sëmundjeve, sidomos infeksionet respiratore apo sëmundjet e zemrës. Shqipëria ka ndër normat më të larta në Europë të vdekjeve të shkaktuara nga kjo ndotje, madje edhe mbi nivelin e vendeve si ish republikat sovjetike të Azisë qendrore apo disa vende të Ballkanit, ku kushtet e motit favorizojnë ngrohjen me dru apo qymyr.

Ndotja e ajrit nga familjarët shkaktohet kryesisht nga burimet joalternative të ngrohjes apo gatimit. Sipas OBSH kjo lloj ndotje është shkaktare për 7.7% të vdekjeve në nivel global. Sa i përket emetimit të dioksiditit të karbonit, apo grimcave Pm2.5, Shqipëria është në pozita bindshëm më të favorshme se vendet e tjera.

Kjo lloj ndotje është kryesisht rrjedhojë e industrisë. Një tjetër indikator tregon se, mbipesha te fëmijët shqiptarë është mjaft e lartë, në rreth 16%, thuajse 10 herë më e lartë se norma e fëmijëve nënpeshë, që fiksohet  në rreth 1.5%.

Ndër vendet e kontinentit kjo është një prej diferencave më të mëdha, ndërkohë që edhe norma e fëmijëve mbipeshë është e treta më e lartë. Sa i përket mbipeshës te fëmijët, por edhe te të rriturit në vendin tonë, këmbanat e alarmit kanë rënë shpeshherë.

Sipas organizmave ndërkombëtarë, mbipesha është një problem i cili nuk duhet nënvlerësuar, pasi është një faktor i lartë risku për sëmundje të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari18/03/2020 13:33

Sigurisht qe femijet shqiptare do te jene mbipeshe!!! Ne oret e edukimit fizik nxenesit luajne me pajisje telefonike android, mesuesit me shume akoma. Klasat sportive nuk ekzistojne me. Kampionate sportive per sporte te ndryshme midis klasave dhe midis shkollave as 9-vjecare dhe as te mesme nuk zhvillohen prej 20 vitesh. Neper universitete jo e jo!!! Me e keqja fare eshte qe te gjitha ish-sheshet, ish-lulishtet neper lagjet e qyteteve jane betonizuar dhe jane zevendesuar nga te gjitha bashkite me pallate ngjitur me njeri-tjetrin. Psh, nuk do te shkoje e gjithe Tirana per te bere vrap vetem tek kodrat e liqenit artificial!!!. Apo te shkoje tek Pylli Orbital ne kodrat e Kasharit!!!!! Nuk zhvillohen njerezit fizikisht vetem duke pare Edvinin dhe Lali Plehun ne televizor 24/24 apo gjasme duke lozur si skizofrene me femijet sa per show!!!! Vetem per betonizimin dhe shkaterrimin e hapesiarve te gjelbra qe i kane bere Tiranes, Lali Plehu do te denohet me burgim te perjetshem!!!! Satrapi i Surrelit, Gjushi i Durresit dhe Lali Plehu jane shkaktaret e te gjitha fatkeqesive natyrore, ekologjikene dhe shendetesore ne Shqiperi!!! Ku eshte Tirana multi-centarle e lali Plehut????

Elvi 18/03/2020 12:23

OKB eshte nje organizate kazani , ja fut kot

Shto koment

Denonco