Denoncimi i policit: Banda e Pjerin Ndreut po përgatitet të prishë tubimin e 2 Marsit

Denoncimi i policit: Banda e Pjerin Ndreut po përgatitet të prishë tubimin e 2 Marsit

18:30, 27/02/2020
A+ Aa A-

Pak ditë para tubimit të 2 Marsit, të thirrur nga presidenti i republikës Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha publikon një denoncim të fortë nga një punonjës policie.

Ky i fundit, teksa denoncon mënyrën se si po kryhet vetingu brenda Policisë së Shtetit, shprehet se ish-deputeti i PS, tashmë kryebashkiak i Lezhës Pjerin Ndreu, së bashku me persona të tjerë po përgatiten për të prishur tubimin e 2 Marsit.

Ai denoncon se, prishja e tubimit është kusht për kalimin e vetingut...

"Ky është vetingu i gjeneral Hashashit! Lexoni mesazhin e policit dixhital", shkruan Berisha.

Mirmbrema Doktor. Jam nje oficer Policie dhe dua te bej nje denoncim. Pasi kemi shume besim tek ju.

Komisioni i jashtem i vettingut ka pezulluar marrjen e vendimit perfundimtar mbi vleresimin e kritereve te Drejtorit te drejtorise se sherbimit per ceshtjet e brendshme dhe ankesat tirane Arben Caka, me urdher te Sander lotsjellesit. Ky vendim eshte pezulluar pasi nga komisioni jane konstatuar pasuri e pajustifikuar, shkelje te renda ne detyre, lidhje me banden e shijakut si dhe grada te perfituara ne kundershtim me ligjin. Me urdher te tij nuk eshte proceduar ose ndeshkuar asnje efektiv mbi perdorimin e gazit lotsjelles gjate protestave te opozites. Ky person ka krah te djathte Pjerin Ndreun dhe se bashku me banden e tij po pergatisin masat per shtypjen e protestes se 2 Marsit. Kusht per kalimin e vettingut dhe konfirmimit ne detyre sandri dhe pjerini i kane vene realizimin e ketij objektivi.
Te lutem anonim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco