Ish-zv.ministri emërohet kryetar i AMF

Ish-zv.ministri emërohet kryetar i AMF

14:26, 19/02/2020
A+ Aa A-

Ervin Mete, që më herët mbante postin e zëvendësministrit të Financave është emëruar në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Vendimi në fjalë është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Mete është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Financave në 22 maj të 2017-ës, ndërsa në shtator të vitit që lamë pas ishte në krye të Bordit të AMF-së.

Tashmë Ervin Mete do të drejtojë AMF-në, duke i zënë vendin Ervin Koçit, të cilit i mbaroi mandati. Ervin Koçi, u emërua në këtë post më 6 prill 2017, pas shkarkimit të drejtueses së këtij institucioni Enkelejda Shehi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco