Basha: Gjithë beteja jonë është që zgjedhjet të bëhen sa më shpejt

Basha: Gjithë beteja jonë është që zgjedhjet të bëhen sa më shpejt

10:42, 12/02/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim në selinë e PD, ambasadorin e BE, Luigi Soreca, me të cilin bisedoi për krizën politike, integrimin europian dhe reformën zgjedhore.

Pas përfundimit të takimit, kreu i demokratëve tha se beteja e opozitës është që zgjedhjet të bëhen sa më shpejt. Sipas tij, kriza në të cilën është sot vendi është shkaktuar pikërisht nga mentaliteti KÇK që është mbizotëron në qeveri.

“Gjithë beteja jonë është që zgjedhjet të bëhen sa më shpejt dhe shqiptarët të kenë mundësi të zgjedhin me votë institucionet dhe qeverinë tyre që iu shërben dhe iu ofron mundësi punësimi dhe ekonomike që ta ndërtojnë jetën këtu. Gjithçka që po shohim në këtë vend, bjerrja e shpresës, kriza ekonomike është produkt i krizës politike. Kriza politike është krijuar pikërisht nga mentaliteti i KÇK. KÇK është qeveria, kryeministri dhe veglat e tij në pushtet”, u shpreh Basha.

Më tej, Lulzim Basha u shpreh se opozitë do bën çdo përpjekje që reforma zgjedhore të mbyllet më 15 mars, por jo çdo gjë varet në dorën e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari12/02/2020 17:18

Nga kush po e pret ndihmen dhe bashkepunimin o Lul??!!! Nga ai qe eshte bere bythe e breke me qeverine? Nga ai palo ambasador qe paguhet nga parate kriminale te Rilindjes? Teorikisht i dime te gjithe. Shqiperia ka mbi 100 mije njerez te mencur e te ndershem. Por nuk ua hap askush dyert sepse te ndershmit nuk i duan, nuk i duan kriminelet e hajdutet. Mos na jepni leksione demokracie dhe jurisprudence sikur kemi zbritur nga malet e kemi dale vjet nga shpellat me shtiza e shigjeta dhe veshur me lekura ujqerish e arinjsh. Duam veprime konkrete, dilni nga teoria ne praktike, hidhuni ne terren jo neper zyra burokratike e deklarata facebooqesh si mesazhe dashurie per demokracine. O Lul, vepro sa me shpejt sepse po te ikin e po te arratisen nga Shqiperia te gjithe votuesit. Deri ne qershor 2021 ne Shqiperi do te kene mbetur vetem Rilindasit, Monika dhe Ti.

Shto koment

Denonco