Gazeta BILD fshin artikullin me akuza për PD-në

Gazeta BILD fshin artikullin me akuza për PD-në

07:57, 20/01/2020
A+ Aa A-

Mediat pranë qeverisë shpërndanë një artikull të gazetës gjermane BILD, ku flitet për historinë e lobimit rus, një çështje e mbyllur nga gjykata në Shqipëri.

Artikulli u shpërnda fillimisht nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla dhe bazohet vetëm te deklaratat e Ballës, pa asnjë fakt gazetaresk.

Pavarësisht se BILD u atakua nga PS dhe mediat pranë saj si tabloid i pabesueshëm kur publikoi dosjen e përgjimeve, tani pas këtij artikulli po vlerësohet prej tyre si gazetë prestigjioze.

Vitin e shkuar, BILD publikoi dosjen e përgjimit të vjedhjes së votave duke e quajtur Shqipërinë një shtet mafioz, të drejtuar nga gangsterët.

Pas këtyre akuzave të forta, kryeministri Edi Rama paralajmëroi një padi ndaj tyre.

Por pas disa orësh online në një cep të gazetës, shkrimi është fshirë. Ndiqni linkun më poshtë: BILD.DE

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    shqiptar20/01/2020 08:58

    Publikimet e vitit të kaluar të Bildit , ishin materiale konkrete me emra personash e zërat e tyre të regjistruara, kurse shkrimi i fundit që u propogandua nga Taulant Balla, nuk ka asnjë fakt konkret por vetëm hamendësime të gazetës eskstremiste majtiste Mother Johnes. Në akuzën për PD se qenka subvencionuar nga dy biznesmenë rusë për të lobuar në SHBA, ka thjeshtë asbuzime fake news, pasi asnjë nga drejtuesit e PD, jo më që nuk ka komunikuar me ata biznesmenë asnjëherë, por as edhe i njrh këta. Kurse për abuzimet me votat nga PS, ku i përfshirë është edhe Taulant Balla, ka përgjime konkrete të prokurorisë shqiptare të regjistruara, ku asnjeri nga të përgjuarit nuk ka mundur të mohojë se zëri nuk është i tyre, po i "Fredi Alizotit". Është krejtë tjetër gjë të abuzosh me hamendësime e fantazira, e krejtë tjetër gjë që cilido të dëgjojë me veshët e tij maskarallëqet që kanë bërë në zgjedhjet në Dibër e Durrës persona konkretë me emra të përveçëm si Gjushi, Manja, Gjiknuri, Tahiri etj. e deri kryeministri Rama. Po lexoj këtu një denoncim që ka bërë Malltezi, ku përmend shifrën 500 mijë USD nga OSHEE., për të lobuar për "sukseset" e Veliajt e Ramës. Që qindra biznesmenë emigrantë shqiptarë në SHBA të kenë kontribuar vullnetarisht për të lobuar për Partinë demokratike shqiptare, kjo është krejtësisht normale, pasi pjesa më e madhe e tyre janë ish të persekutuar nga diktatura enveriste moniste e PP, nga ku ka dalë PS. Po çne që OSHEE, një kompani shtetërore shqiptare, të dhurojë 500 mijë dollarë për të bërë propogandë për Veliajn e Ramën ? Ka tre vite që drejtësia e kapur nga socialistët, shfrytëzon një shkrim të një media majtiste, për të sulmuar liderin e PD Basha, mbi batën e një hamendësimi. Kjo histori qesharake ka po kaq kohë që është bërë objekt i përhershëm i mediave shqiptare kryesisht të lidhura me qeverinë e Ramës. Ndërkaq si është e mundur që në asnjë nga këto media nuk komentohet akuza konkrete e z. Malltezi ?

    Shto koment

    Denonco