Pas padisë së Kryeministrit shqiptar, Vasili: Rama tradhtar, Haradinaj patriot

Pas padisë së Kryeministrit shqiptar, Vasili: Rama tradhtar, Haradinaj patriot

11:47, 17/01/2020
A+ Aa A-

Nënkryetar i LSI-së, Petrit Vasili ka vijuar me sulmin ndaj kryeministrit Edi Rama sa i takon padisë që ky i fundit depozitoi ndaj homologut të tij të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili tha se Rama e urren Shqipërinë, ndërsa Haradinaj derdhi gjak për Kosovën.

“Që Rama i përçan shqiptarët dhe Haradinaj i bashkon as këtë nuk e diskuton dot kërkush”, shkruan nënkryetari i LSI.

Ja postimi i plotë:

Që Rama është tradhëtar dhe Haradinaj patriot këtë s’ka gjyq që e ndryshon.

Që Rama e urren Shqipërinë dhe Haradinaj derdh gjak për Kosovën as këtë nuk e ndryshon dot asgjë.

Që Rama shkatërron Shqipërinë për karrigen e tij dhe Haradinajt nuk i intereson fare karrigia e tij para interesit të Kosovës as këtë nuk e luan topi.

Që Rama kryeministër vjedh zgjedhjet në Shqipëri dhe Haradinaj Kryeministër bën zgjedhje shembullore në Kosovë as këtë s’ka bir nëne ta diskutojë.

Që Rama i përçan shqiptarët dhe Haradinaj i bashkon as këtë nuk e diskuton dot kërkush.

Ky është Rama dhe ky është Haradinaj dhe gjykimi i shqiptarëve është bërë dhe vendimi i tyre është :

Rama është tradhetar dhe Haradinaj patriot!!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Barbarosa17/01/2020 13:34

Haradinaj...zotni i urtë, burrë trim e patriot...asgja t'përbashkët me atë soj bastardi që i duket se ban padi kundër tij.

Shto koment

Denonco