Agron Tufa akuzon: Kreu i SPAK, hetues i komunizmit

Agron Tufa akuzon: Kreu i SPAK, hetues i komunizmit

19:58, 19/12/2019
A+ Aa A-

Ish-drejtori i Institutit për Studimet dhe Pasojat e Krimeve të Komunizmit, aktualisht azilkërkues në Zvicër, Agron Tufa, hedh akuza të forta ndaj kryetarit të sapozgjedhur të SPAK.

Sipas Tufës, Arben Kraja është hetues i periudhës së diktaturës komuniste.

“Ish-Sigurimi komunist i Diktaturës rilindi plotësisht me pushtetin e Edi Ramës dhe Rilindjen. Konfirmimin absolut e shohim me zgjedhjen në krye të SPAK-ut të një ish-hetuesi të komunizmit, Arben Kraja. Imagjinoni se me çfarë drejtësie e për çfarë “krimesh e kriminelësh të komunizmit”, do mund të shqyrtonim ne me hetuesit dhe oficerët operativë grusht bashkuar rreth partisë-nënë!”, shkruan Tufa në Facebook.

Arben Kraja mori 6 vota nga anëtarët e KLP-së, pavarësisht së në mbledhjen e mëparshme të këtij institucioni ishte renditur i pari me pikë Altin Dumani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Njani19/12/2019 21:35

Si mund te jete hetues i komunizmit nese eshte 47 vjec? Paska qene hetues ne moshen 18 vjecare?

Henrik Ligori19/12/2019 20:47

Agron o palaco, ti ke qene bashkepunetor i sigurimit te shtetit ! Do gjej numrin e dosjes dhe do e publikoj.

Lomy19/12/2019 20:28

Me gjithe respektin per hallet e Agron Tufes, shikoni njehere sa vjec eshte Arben Kraja. Se mos i bie te kete qene hetues adoleshent??

Shto koment

Denonco