Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

Presidenti Meta: Mjaft! Pa media të lirë rruga drejt BE është e pamundur

Presidenti Meta: Mjaft! Pa media të lirë rruga drejt BE është e pamundur

13:17, 17/12/2019
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta e ka dënuar paketën ligjore të ashtuquajtur 'anti-shpifje', që Qeveria synon të votojë në parlament këtë javë, duke i bërë thirrje sot të gjitha instancave të mos nxitohen dhe të mos i shtojnë edhe më rekordet negative të vendit në arenën ndërkombëtare. Meta ka mbështetur po ashtu, deklaratën e bërë sot kundër miratimit të kësaj pakete ligjore që censuron median, nga Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, Dunja Mijatoviç.

"Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative ndërkombëtare! - shkruan Meta në Fb. - Mjaft me nxitimin për t’i shtuar ato më tej! Shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe të partnerëve tanë duhet të dëgjohen me shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri! Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur!"

Në vijim, Meta ka shtuar deklaratës e Komisioneres së KiE, drejtuar Parlamentit të Shqipërisë, në të cilën thuhet:

Komisionerja Mijatovic: "Jam thellësisht e shqetësuar që mësoj se këtë javë Parlamenti i Shqipërisë vazhdoi shqyrtimin e dy projektligjeve, të njohur si “Paketa Anti-Shpifje”.

Këto ligje kanë nevojë për një përmirësim urgjent. Disa dispozita janë vërtet jo në përputhje me standartet ndërkombëtare dhe evropiane të të drejtave të njeriut, të cilat mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.

Unë jam veçanërisht e shqetësuar për fuqinë për të vepruar lirisht që u jepet enteve rregullatore, mundësinë për të dhënë gjoba të tepërta dhe për të bllokuar faqet e mediave në internet pas një urdhër gjykate, po aq sa dhe ndërhyrjen e rregullatorëve shtetërore në median online, që mund të sjellë një goditje të fortë në lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias në vend.

Është e një rëndësie të madhe të sigurohet që interneti të mbetet një forum i hapur dhe publik ku të mbizotërojë vetërregullimi prej vetë medias, përfshirë atë online.

Prandaj,  i bëj thirrje anëtarëve të Parlamentit të Shqipërisë të rishikojnë projektligjet dhe t’i çojnë ato në përputhje me praktikën ligjore të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe standarteve të Këshillit të Evropës."

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco