‘Irena me tre mbiemra’/ Qyno: Një gjyqtare e dënuar nuk ka moral për të dënuar të tjerët dhe për të qenë aty ku është

‘Irena me tre mbiemra’/ Qyno: Një gjyqtare e dënuar nuk ka moral për të dënuar të tjerët dhe për të qenë aty ku është

10:24, 07/05/2024
A+ Aa A-

Nga Elton Qyno

Fakti i provuar tashmë që gjyqtarja Irena Gjoka me disa mbiemra, nuk ka deklaruar të kaluarën e saj me drejtësinë greke, e bën atë të atakueshme ndaj çdo vendimi që jep "Në Emër të Republikës" se Shqiptarëve në GJKKO.

Dikush që del e thotë me mburrje se s’ka si ne tek GJKKO dhe SPAK, pasi jemi të pazëvendësueshëm, se medemek kemi integritet profesional dhe moral, e ka totalisht gabim.

Rasti i Irena Gjokës e provon më së miri këtë që po them, pasi një gjyqtare që mban vendim dënimi mbi supe, nuk ka as moral, as tagra ligjore dhe as integritetin për të dënuar të tjerët dhe për të qenë aty ku është.

Rasti i Irena Gjokës provoi për të disatën herë me radhë dështimin total të Këshillit të Lartë Gjyqësor, institucion kukull i ngritur nga Reforma në Drejtësi dhe njëherësh dështimin e institucionit të Vettingut, po ashtu i ngritur si hallka që do gjente çdo të dhënë shteruese për subjektet që hynin në këtë proces.

Sot KLGJ duhet të dalë dhe të kërkojë ndjesë për deklaratat mbrojtëse ndaj kësaj gjyqtare, e cila ka fshehur të kaluarën e saj me Drejtësinë Greke.

E kam thënë dhe vijoj ta them që jo të gjithë anëtarët e GJKKO dhe SPAK-ut, kanë integritet për të qenë aty ku janë.

Gjyqtare që kërcejnë të dehura majë tavolinës, gjyqtarë që dalin në Sky apo gjyqtare që hiqen si të ndershme por nga ana tjetër lotojnë e qurraviten në dhome këshillimi pas çdo vendim dënimi që japin, edhe pse thellë në shpirt e ndjejnë se po dënojnë njerëz kot, vetem mos ja prishin SPAK, nuk duhet të jenë dhe të kenë vend në atë gjykatë.

Tani pasi dokumentat dolen në shesh, a duhet të hetohet për "Falsifikim formulari" dhe "Shpërdorim detyre", gjyqtarja Irena Gjoka, Maneku alias Shpata?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco