Rama i bën thirrje Bashës: Tani është koha e bashkimit konkret

Rama i bën thirrje Bashës: Tani është koha e bashkimit konkret

14:09, 30/11/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje opozitës dhe kreut të saj Lulzim Basha të ulen në tyezë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkrete pas tragjedisë së 26 nëntorit.

"U bëj apel forcave opozitare të ulemi pa humbur kohë në tryezë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkrete. Në këto rrethana të jashtëzakonshme duhet mbiprodhim energjish pozitive për fatkeqët që kanë humbur gjithçka e mbarë popullin që meriton përkujdesje psikologjike.

@lulzimbasha_al
është koha e bashkimit konkret sepse vetëpërmbajtja në fjalor, sado e mirëseardhur është krejt e pamjaftueshme! Të ulemi për shqiptarët dhe t’u japim mesazhin e qetësisë, durimit, sigurisë se askush nuk do të jetë vetëm në këtë luftë për mbijetesë. Unë jam gati!

Për çdo gjë ka një kohë nën këtë qiell; një kohë me lind e një kohë me vdek; një kohë me i mledh e një kohë me i largu gurët; një kohë me rrëzu e një kohë me ngrit; një kohë me fitu e një kohë me hum; një kohë me u luftu e një kohë me u paqtu..Kjo është koha me u ftillu #PërNjerëzit" shkruan Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mehmet30/11/2019 18:00

Mier e ke thene Zoti Kryeminister por eshte koha qe juve te veprojsh ne interes te kombit shqiptar dhe ti thuash get off SOROSIT nga Albania . Neve Shqiptaret vuajme por nuk dorezohemi dhe mbijetojme sepse e keni ne gjak per te ndihmuar njeri tjetrin kjo shikohet edhe ne keto kohe te veshtira .Por zoti Kryeminister nuk duhet te vesh ne plan te pare te huajt kushdo qofshin keta ???MOS harro se kombi shqiptar Ka inxhiniere dhe intelektul te fushave te tjera qe me siguri zgjidhin situaten dhe te ndihmojne per CDO gje .Mendo per Shqiptaret MOS I nenvlevso se shqipet bejne ate qe se bejne te tjeret .Zoti Kryeminister ,mos I lere shqipet te vuajne per buke se eshte TURP . Zoti Kryeminister , me qetesi zgjidhet CDO gje dhe me bashkeveprim .Tjeter shteti shqiptar duhet te kete kujdes me popullin shqiptar te Kosoves MOS to provokoj dhe ti shqetesoj ATA se eshte TURP dhe krim ketu flas persa I takon ndihmave qe ATA ofrojne ,Kosovaret jane krenaria e kombit zoti Kryeminister.

Pandi30/11/2019 17:20

Ti beje thirrje opozites ne Paralament, ca pune ka me Bashen!?

Ajo30/11/2019 15:17

Z. Basha mos bjer ne kurthin e Rames perseri! E vetmja kerkese e juaja duhet te jete qe i fandaksuri te jape doreheqjen dhe pastaj e gjithe klasa politike te vendose se si do sherrohen plaget e tmerrshme qe la pas termeti dhe termet Rama- Rilindja.

Termeti jo Peci 30/11/2019 15:09

Tani , kjo eshte CORBA qe keni gatuar . Pallatet nuk i beri Zoti BASHA !

t30/11/2019 14:51

Ik behu murg se aq meriton

i deleguari30/11/2019 14:48

Lere Lulzimin,se Ai po te dinte e po te merrte ere nga kjo pune t'i kish ngritur patkojt me kohe! E vetmja pune e ndershme qe mund te besh pas gjithe kesaj mutsihane qe ke gatuar qe se vure kembe ne politike eshte "te mbledhish pleqesine,t'i puthish kembet Sali Berishes edhe me lot te vertete t'i lutesh te vihet ne krye,se vetem AI mundet dhe di ,se si shpetohet vendi nga kolapsi total ku e ke rrokullisur TI" Vendimi per te vene Sali Berishen ne krye duhet te jete ne rradhe te pare propozim i PD dhe i aleateve te saj Eshte e vetmja zgjidhje!!!

Shto koment

Denonco