Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Akuza e fortë/ Buzhala: Rama dhe Thaçi janë të ndikuar nga Rusia

Akuza e fortë/ Buzhala: Rama dhe Thaçi janë të ndikuar nga Rusia

23:27, 31/10/2019
A+ Aa A-

Në lidhje direkte për emisionin "Open" të gazetares Eni Vasili, gazetari nga Prishtina dhe drejtuesi i "Gazetës Express", Berat Buzhala teksa ka folur për ndikimin e Rusisë në Shqipëri, është shprehur se, shumë gazetarë në Kosovë janë hetuar nga qeveria për këtë gjë.

Buzhala tha se shumë gazetarë janë hetuar nga qeveria e Kosovës si të dyshuar për lidhje me Rusinë.

Sipas tij, edhe ai vetë ka qenë një prej tyre. 

Por sipas Buzhalës, Serbia është një vend që ndikohet nga Rusia, për rrjedhojë edhe Edi Rama dhe Hashim Thaçi, si të afërm të Alekander Vuçiç, mund të jenë me liderëve nën ndikimin e Moskës.

“Ka vetëm një vend në Ballkan që është plotësisht në ndikimin e Rusisë. Ai vend është Serbia dhe ka dy lider që janë plotësisht nën ndikimin rus. Ato lider janë Thaçi dhe Rama që kanë raporte miqësie me presidentin e Serbisë, Vuçiç”, është shprehur ndër të tjera Buzhala.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco