Gjermania: Maqedonisë ti hapen negociatat deri në fund të vitit, Shqipërisë...

Gjermania: Maqedonisë ti hapen negociatat deri në fund të vitit, Shqipërisë...

17:19, 04/10/2019
A+ Aa A-

Gjermania ka propozuar fillimin e bisedimeve për anëtarsim në BE për Maqedoninë e Veriut para fundit të këtij viti dhe ka shprehur dakordësinë në parim për fillimin e procesit për Shqipërinë, por pa caktuar një datë të saktë pasi Tirana duhet të përmbushë kushtet e vendosura nga Bundestagu.

Plani, i është paraqitur këtë javë vendeve anëtare të BE-së, para se ministrat e bllokut të diskutojnë në mes të tetorit. Vendet që janë pro anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane duhet të përballen edhe me veton e vendosur nga Franca, Hollanda dhe Danimarka, raporton Reuters.

Sipas agjencisë prestigjioze të lajmeve, BE duhej të binte dakord për bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në 2018 dhe më pas gjatë muajit qershor, por vendimi u shty për shkak të mosmarrëveshjeve brenda bllokut dhe BREXIT.

Shumë vende janë pro çeljes së negociatave duke paralajmëruar një prani të shtuar dhe të rrezikshme ruse, kineze dhe turke në rajonin e Ballkanit.

"Bashkimi Evropian qëndron para një zgjedhje strategjike”, thuhet në letrën e përbashkët të kreut të ri të Parlamentit Evropian, David Sassoli, kryetarit në largim të samiteve të liderëve të BE-së, Donald Tusk dhe kryetarit të ardhshëm të Komisionit Ekzekutiv të fuqishëm të bllokut.

"Ne besojmë se tani është koha për të hapur bisedimet e pranimit me të dy vendet”, është shprehur shefja e re e BE-së, Ursula von der Leyen.

Por shtetet kryesore të BE-së ngurojnë, me Francën në krye.

Bundestagu gjerman votoi pro nisjes së bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.  Por ndryshe nga Tirana që nuk ka një datë konkrete, Shkupi përveç marrjes së dritës jeshile, ka edhe një afat kohor se kur do të nisë bisedimet.

"Në dritën e përparimit të arritur në reformat  BE vendos të hapë negociatat e pranimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, citon Reuters.

Sipas BE, bisedimet "duhet të jenë zhvilluar deri në fund të vitit 2019."

Ndërsa BE duartrokiti zgjidhjen historike të emrit midis Shkupit dhe Athinës, e cila për shumë vite bllokoi afrimin e Maqedonisë së Veriut me familjen evropiane, shumë vende anëtare janë të shqetësuara thellësisht për korrupsionin galopant të Tiranës.

Pas votimit në Berlin, Gjermania bëri një propozim të ri, konfidencial për në BE, i cili është siguruar edhe nga Reuters.

Ndërsa pjesën për Maqedoninë e Veriut e la të pandryshuar, Gjermania nuk dha një datë për Shqipërisë. Ndërsa propozoi një sërë kushtesh për Tiranën zyrtare. Duke nisur nga ngritja e gjykatave deri tek reforma zgjedhore.

Në Hollandë, do të mbahet një debat parlamentar mbi këtë çështje. Amsterdami është Pro Maqedonisë së Veriut, ndërsa ka dalë haptazi kundër Shqipërisë.

Vendimi përfundimtar merret më 15 tetor nga ministrat e Jashtëm dhe më 17-18 tetor nga kryeministrat dhe presidentët e vendeve anëtare.

Marrë nga Reuters.com/ Përshtati në shqip Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco