Në shtator nisim protestat, Bumçi: Largimi i Ramës kthen shpresën

Në shtator nisim protestat, Bumçi: Largimi i Ramës kthen shpresën

15:09, 21/08/2019
A+ Aa A-

PD pritet të nisë sërish protestat në shtator, kundër qeverisë Rama. Lajmin e dha ish deputeti i PD, Aldo Bumci i ftuar në rubrikën Opinion në Neës24.

“Beteja për demokracinë, nuk ndodh aq shpejt, me mendje do e kishim rrëzuar që në protestën e pare. Pa mund nuk rrëzohet asgjë. Maduro në Venezuelë, i ka dalë e gjithë bota kundër, do rrëzohet, nuk ka jetë. Ai vijon, se një pushtet autoritar vijon mban njerëz kërcënon, edhe këtu Rama me lekët e drogës e kërcënime, dhe largime masive është një njeri pa oksigjen më i dobët se kurrë. shqiptarët dolën masivisht në protesta. Ne do vijojmë protestat, në shtator rifillojmë. Është folur për narkoshtet mes Europës. Largimi i tij hap rrugën e shpresës, njerëzve sot iu mungon buka e përditshme.” u shpreh Bumci.

Duke u ndaluar në situatën e krijuar në Shkodër, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, Bumci tha se Shkodra mund të konsiderohet një krizë e vogël në krahasim me ngërcin që ka mbërthyer vendin, ai akuzoi kreun e qeverisë se prej vitesh ka persekutuar bashkitë e djaththa duke iu hequr fondet apo duke I minimizuar skajshëm ato.

ndër të tjera Bumci u ndal edhe në lajmin e bërë sot public në media, lidhur me dosjen 184, e cila është transferuar për hetim në prokurorinë e Dibrës, pasi Krimet e Rënda shpallën moskompetencë. Për demokratin, zgjidhja është vetëm politike, pas drejtësia e prokuroria janë të kapura.

“U përmend dosja e Dibrës, janë përgjime zyrtare të Prokurorisë, kanë tre vjet që i mbajnë. Pse Rama duhet të fitonte me cdo kusht Dibren ne 2016, sepse do të marrë gjithcka. Zgjidhja është politike, nuk ka shpresë që zgjidhja të vijë nga drejtësia. Kjo dosje ka 3 vjet, Arta Marku duhet të bënte gjithcka që ajo të hetohej. Në Shkodër, Pjetri doli i dënuar për trafik droge. Kjo nuk është rrufe në qiell të hapur, patën në këto vite, drejtore me më shume të drejta se deputetet. Rama ka sjell një armatë njerëzish të dënuar, që venë në lëvizje rrjetin kriminal, burimin e drogës. kjo është kriza e Shqipërisë.” vijoi më tej Bumci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shtetrrumpalle 21/08/2019 19:07

E drejte, Mos beni me plane per protesta ne shumes Mjafton nje e vetem qe te shporre eDRAMEN jo vetem nga pushteti por edhe nga Shqiperia

Daj Jaku21/08/2019 16:18

Mos na nxirrni më në protesta paqësore ku Luli mban fjalime me zë të ngjirrur dhe të tjerët duartrokasin, thithin gaz dhe kthehen në shtëpi. EDrama me 1000 persona sulmoi kryeministrinë dhe bëri hatanë, ndërsa vetë vrojtonte nga kullat. Luli me 100.000 vetë duhet me e pushtu e me i shporr me dhunë pushtat e pushtetit, dhunuesit e vërtetë të Kombit.

Shto koment

Denonco