FOTO/ Artistët thirrje Parlamentit Europian: Na dhunuan në tempullin tonë

FOTO/ Artistët thirrje Parlamentit Europian: Na dhunuan në tempullin tonë

15:10, 24/07/2019
A+ Aa A-

Artistët kanë vendosur që ti bëjnë thirrje Parlamentit Europian pas dhunës që policia e Edi Ramës ushtroi ndaj tyre mu në ‘shtëpinë e tyre’.

‘Ne, artistët dhe qytetarët e Tiranës, si dhe miqtë tanë nga gjithë Evropa të mbledhur rreth Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit rezistojmë që prej një viti e gjysmë duke krijuar barrikadë njerëzore brenda dhe rreth Teatrit.

Sot, më datë 24 korrik, forcat e policisë së rendit për herë të parë dhunuan fizikisht artistët, intelektualët dhe qytetarët e Shqipërisë në mbrojtje të ndërtesës publike, truallit publik dhe interesit publik. U dhunua në mënyrë çnjerëzore Edmond Budina, regjisor dhe aktor teksa qëndronte në mbrojtje të teatrit.

Kërkojmë urgjentisht mbështetjen politike, institucionale, morale dhe njerëzore të mbarë hapësirës europiane, që ky projekt kulturevrasës i qeverisë shqiptare të ndalet para se të jetë vonë’, shkruhet në Manifestin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Më poshtë keni Manifestin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit:

Qytetarë të Evropës, njerëz të skenës dhe të artit, arkitektë, akademikë dhe ligjvënës të Parlamentit Evropian:

Prej një viti e gjysmë qytetarët e Tiranës janë ngritur në mbrojtje të ndërtesës historike të Teatrit Kombëtar, të cilën kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryetari Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj synojnë ta shembin për hir të interesave të tyre korruptive.

Trualli mbi të cilin ngrihet Teatri, i cili është në pronësi publike, është planifikuar të tjetërsohet përmes një projekti korruptiv për të cilin u miratua një ligj special antikushtetues që i jepte një kompanie të preferuar nga Kryeministri të drejtën për shembjen e Teatrit dhe zhvillimin e projektit.

Ky ligj u miratua nga Parlamenti, edhe pse presidenti refuzoi ta dekretonte dy herë pasi ai u gjet në shkelje të Kushtetutës.

Aktualisht Kryeministri i Shqipërisë ka uzurpuar të gjitha pushtetet – ekzekutivin, parlamentin dhe gjyqësorin. Nëpërmjet një pseudoreforme në drejtësi ai ka paralizuar Gjykatën Kushtetuese. Ndaj në Shqipëri nuk ekziston asnjë instancë, në të cilën ky ligj korruptiv të mund të ankimohet.

Ne, artistët dhe qytetarët e Tiranës, si dhe miqtë tanë nga gjithë Evropa të mbledhur rreth Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit rezistojmë që prej një viti e gjysmë duke krijuar barrikadë njerëzore brenda dhe rreth Teatrit.

Sot, më datë 24 korrik, forcat e policisë së rendit për herë të parë dhunuan fizikisht artistët, intelektualët dhe qytetarët e Shqipërisë në mbrojtje të ndërtesës publike, truallit publik dhe interesit publik. U dhunua në mënyrë çnjerëzore Edmond Budina, regjisor dhe aktor teksa qëndronte në mbrojtje të teatrit.

Kërkojmë urgjentisht mbështetjen politike, institucionale, morale dhe njerëzore të mbarë hapësirës europiane, që ky projekt kulturevrasës i qeverisë shqiptare të ndalet para se të jetë vonë.

Qytetarë të Europës! Institucione evropiane!

Mbështetja juaj sot është treguesi i një të ardhmeje të përbashkët nesër, të bazuar mbi ligjin, vlerat dhe një qytetërim të përbashkët evropian.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari24/07/2019 19:15

Ka ardhur koha qe te gjithe artistet, shkrimtaret, intelektualet. profesoret, pedagoget, jusriste, konstitucionaliste, gazetaret e pa kapur dhe te gjithe ata qe e ndjejne veten patriote, te mblidhen dhe te hartojne nje thirrje serioze ndihme publike dhe t'i dergojne qeverise se SHBA, Kongresit, DASH, Sekretarit te Shtetit dhe Presidentit Trump. Ta firmosin te gjithe! Ti kerkojne SHBA nderhyrjen urgjente te fuqishme politike dhe ushtarake po qe nevoja, sic vepruan me Milloshevicin, Sadam Husein dhe Gedafin. Edi Rama eshte nje rrezik jo vetem per Shqiperine dhe popullin shqiptar por per Evropen. SHBA nuk duhet te beje sehir sic beri 45 vjet gjate regjimit diktatorial te Enver Hoxhes. Shqiperia po rrezikon te kaloje ne diktature! Nje Musolin i ri po vjen ne mes te Evropes se 2019! Mos nderhyrja e SHBA dhe BE do te jete nje zhgenjim i madh per nje popull te etur dhe te uritur per liri, demokraci dhe drejtesi! Ndenjia e tyre ne rolin e sehirxhiut do te jete nje turp i madh per lirine dhe demokracine boterore! Dikur shqiptaret mbanin veshin ne radiot me ze te ulet qe te degjonin nga VOA ndonje sinjal qe SHBA te nderhynte dhe te sulmonte Shqiperine per te rrezuar diktaturen e Hoxhes. Por SHBA per 45 vjet beri sehir dhe e la Enver Hoxhen qe t'i bente popullit te gjitha krimet cfare i donte qejfi. Po sot? Pse SHBA po ben serish sehir?? Populli shqiptar ka shprese vetem tek SHBA! BE po tallet me popullin shqiptar! Por BE do te zgjohet kur flaket e Shqiperise te djegin edhe bythen e plakur te Evropes! Rilindja po behet nje regjim i ri diktatorial i stilit modern! Nje shpikje diktatoriale e vete Rames! Edhe vete Sorosi po habitet me kete qen bir qeni kryeminister! Rama duhet ndalur me cdo mjet! Populli shqiptar kerkon ndihme nga bota demokratike!

Shto koment

Denonco