Ceka: OSBE të ikë një orë e më parë, është pjesë e aparatit kriminal të vjedhjes së votave!

Ceka: OSBE të ikë një orë e më parë, është pjesë e aparatit kriminal të vjedhjes së votave!

08:58, 22/06/2019
A+ Aa A-

Ish-Ministër i i Brendshëm, politikani Neritan Ceka, ka bërë një akuzë të fortë mbrëmjen e djeshme ndaj OSBE-së duke deklaruar se "është pjesë e aparatit kriminal të vjedhjes së votave" ndaj dhe duhet të kishte ikur me kohë nga Shqipëria.

Ceka, i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Tv Ora tha: " Kemi të gjithë ndërkombëtarët të aktivizuar, një pjesë e tyre i hedhin ujë zjarrit, nuk shohin që ka një dekret presidenti, që ka një vendim të paligjshëm të kQZ për vazhdimin e zgjedhje, por del përfaqësuesi, ai që quhet gjoja Ambasadori i OSBE-së dhe thotë “Mos pengoni zgjedhjet!’

Ore, si nuk ka pyetur, ky Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ka çuar ndodnjë shkresë se si do të vazhdoijë?! Nuk ka çuar...Po ti ke dekret të botuar dhe mungesën e një...po si mund të veprojë Policia?!

Ky nuk handikap! Kjo është pjesëmarrje në krim! Kjo është pjesëmarrje në krim dhe OSBE është bashkëpunëtore e ndërtimit të gjithë këtij aparati kriminal. E them edhe 100 herë. Nuk trembem fare se e kam thënë edhe kur isha kryetar i Kuvendit: Të ikë OSBE-ja një orë e më parë nga Shqipëria, është pjesë e aparatit kriminal të vjedhjes së votave, për interesat e tyre! Është pjesëmarrëse! Borchard është pjesëmarrës! Nuk merrem fare me emra!”/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alfons Malo22/06/2019 13:49

I dashur Ceka! E kam thene edhe me pare : Nga Viti 2013 e ketej monedhat shqipetare nuk priten me ne Zvicer sipas kerkeses se bankes ,por ne Shqiperi! Keshtu qe ketu ka para me bollek se shyqyr zoti prodhimi i droges ka qene i mbare fale Ministrave te Brendshem nen udheheqjen e edi rames.Keshtu qe edhe OSBE dhe ambasadoret qe bejne sikur nuk shikojn asgje ,eshte mbyllur goja me thase me leke.A te tingellon kjo,qe opozita ka 5 muaj ne proteste dhe te thone nje fjale? A nuk e degjontaulantin qe edhe dje ne nje takim ne paperr tha qe sot del osbe ja me nje deklarate,dhe nuk vazhdoj shume dhe doli deklararata?! NGA E DINTE KY GOJE SHTRMBURI ?I THA RAMA OSBE se DHE DOLI.KJO ESHTE TE GJITHE JANE MBUSHUR DHE PO PRESIN TE IKIN SI KOKKUQJA

Askushi22/06/2019 09:48

E paster fare. OSBE jo vetem pjes e vjedhjes se votes, por pjes e kanabizimit te vendit, pjese e pastrimit te parave.... pjes e mafjes

Shto koment

Denonco