Qytetarët i bllokojnë rrugën Ramës në Pogradec, Salianji debat me policinë

Qytetarët i bllokojnë rrugën Ramës në Pogradec, Salianji debat me policinë

17:57, 16/06/2019
A+ Aa A-

Qytetarë edhe simpatizantë të Partisë Demokratike, ashtu sikurse është paralajmëruar më herët, vijojnë me planin e opozitës për bllokimin e rrugëve dhe pritjet me protesta të kryeministrit.

Protesta e sotme po mbahet në fshatin Grabovicë në aksin Korçë- Pogradec, ku protestuesit të pozicioonuar në këtë zonë po presin kalimin e kryeministrit Rama,i cili ka planifikuar një takim elektoral në orën 18:00 në Pogradec.

Të pranishëm në protestë janë edhe ish-deputetët Klevis Balliu dhe Ervin Salianji.

Gjithashtu mësohet se protestuesit kishin edhe domate me vete, por ua hoqi policia.

Ish-deputeti Salianji ka debatuar me policinë duke iu kërkuar të hapin rrugën.

Debati:

Salianji: Hapeni rrugën për Ramën, unë e di që e urreni Ramën më shumë se në sepse ju mban gjithë kohën prapa, por hapeni rrugën.

Polici: Tani mos ma ngri zërin mua..

Salianji: Po hapeni rrugën more… ta ngre zërin se jeni kthyer të gjithë në politikë

Polici: Unë…

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco