Berisha: 'Bild' shpartallon Ramën dhe narkoshtetin, fakte si një bos i mafias dhe vrasës, cakton deputetët!

Berisha: 'Bild' shpartallon Ramën dhe narkoshtetin, fakte si një bos i mafias dhe vrasës, cakton deputetët!

13:04, 05/06/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar "shpartallim", për kryeministrin Edi Rama, publikimin edhe nga gazeta e njohur gjermane “Bild”, të fakteve kokëforta që provojnë ndikimin e bandave të armatosura në fitoren e Ramës në Shqipëri. Berisha i ka publikuar njerin pas tjetrit dy audiopërgjimet me këtë përshkrim:

PËRGJIMI I PARË!

Gazeta gjermane "Bild", më e madhja në Europë, shpartallon Ramën dhe narkoshtetin e tij. Ajo publikon për herë të parë, përgjimet, të cilat faktojnë se bosi i mafies dhe vrasësi Astrit Avdyli cakton deputetët dhe fitoren e tyre.

PËRGJIMI DYTË!

Bosi i mafies së klanit Avdylaj dhe vrasësi Astrit Avdyli, në telefon me kryetarin e bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani (nr tel 0692069933) organizon takimin me Vangjush Dakon për të caktuar deputetët e Durrësit, konkretisht për të caktuar deputet, Ilir Ndraxhin. Ndiqeni bisedën!” nënvizon Berisha.

PËRGJIMI I TRETË!

Në përgjimin e tretë, kapobanda i klanit Avdylaj, vrasësi Astrit Avdyli, flet me vëllain e Ilir Ndraxhës, i cili pret të caktohet deputet i Durrësit. Vrasësi Avdylaj tregon në bisedë se si kanë caktuar kandidat për bashkinë e Shijakut, Elton Arbanën dhe tregon se si do të habisin Ramën me fitore spektakolare 10-0 në Durrës. Ndiqeni bisedën!" 

PËRGJIMI I KATËRT!

Në përgjimin e katërt, bosi i mafies Astrit Avdyli flet me kryetarin e PS së Shijakut, kandidat i PS për bashkinë e Shijakut, Elton Arbana, për t'i telefonuar drejtorit të Inspektoriatit të Ndërtimit të bashkisë Durrës, të largohet nga inspektimet që po kryen në Sukth se ndryshe “ia tregon ai 
vendin”. Avdylaj thotë se Vangjushi dhe Rama ndodhen në Zvicër, se ia zgjidhnin ata hallin.

PËRGJIMI I PESTË!

Në përgjimin e pestë, vrasësi Astrit Avdyli flet me Vangjush Dakon. Ai i tregon Vangjushit se ndodhet në zyrën e Hipotekës për të mbaruar “një punë” për vrasësin e dënuar Vath Alla. Në telefonatë shihet qartë afërsia e Vangjushit me bosin e mafias Avdylaj. Ai i jep urdhër Gjushit të anullojë vizitën në Ishëm deri sa t’i mbarojë “punën” Allës me drejtorin e Hipotekës, Ani Dermishi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz05/06/2019 14:43

Si do justifikohen qelbesirat e Ridhjerjes komuniste tashi?! Çfar do sajojne per armiqte e jashtem qe e kane hale ne sy Shqiperine socialiste, fanarin ndriçues buz Adriatikut, qe nen udheheqjen e liderit global edver taqi kim jon gunit, po shkon nga fitorja ne fitorje?! Çfar gomarlliqe do nxjerre goja e qelbur e Tualet gojores me pagese dhe Mamica Spirobrima?! Po qenefi sadist baba Tak prostate, do nxjerre ndonje xhevair shpetonjes per Ridhjerjen nga çanta magjike?! Po vet shoku Gramoz sadisti sigurimit, do leshoje bubullima e shkrepetima kunder kapitalisteve dhe revizionisteve, armiqve te kahershem te Ridhjerjes edveriste?!

Shto koment

Denonco