VIDEO/ Bild i përgjigjet Ramës: Na akuzove si të blerë? Ja provat e shtetit tënd mafioz

VIDEO/ Bild i përgjigjet Ramës: Na akuzove si të blerë? Ja provat e shtetit tënd mafioz

11:33, 05/06/2019
A+ Aa A-

Pritej, por nuk mendohej se përgjigja e gazetës më të madhe evropiane, gazetës gjermane ‘Bild’, do ishte e tillë, ‘një bombë e vërtetë’.

Gazetari kryesor i politikës në këtë të përditshme, Peter Tiede, ka publikuar gjashtë përgjime që provojnë se zyrtarët e PS i nënshtrohen ‘drejtuesit të një klani mafioz’ në këmbim të marrjes së votave.

‘Paratë e drogës po qeverisin vendin. Kur ‘Bild’ raportoi para pak kohësh për një transkriptim të përgjuar, në të cilin kryeministri Edi Rama e pyet një zyrtar vendor të zgjedhjeve, nëse gjërat kanë shkuar ashtu siç ishte rregulluar, qeveria u zemërua: ‘Bild’ është një gazetë e blerë, pretendimet (që në fakt bazohen në dokumentet e hetuesve shqiptarë dhe të Evropës Perëndimore) janë krejtësisht të pabaza. Edhe hetuesit shqiptarë e konfirmojnë vërtetësinë e telefonatave’, shkruan gazetari.

‘Por tani Bild ju sjell përgjimet telefonike, duke treguar se si përpara zgjedhjeve të vitit 2017, një baron famëkeq i drogës blen votat për Partinë Socialiste të Ramës. Ai siguron që një politikan i caktuar të futet në parlament. Ne po u tregojmë 6-të përgjime konkrete’.

‘Rasti konkret është vetëm një nga dhjetëra anembanë Shqipërisë. Shumica e tyre – janë akoma nën qilim. Hetuesit që punojnë për këto raste ose janë heshtur, ose kanë ikur jashtë vendit’, shkruan gazetari Peter Tiede.

Shikoni më poshtë gjashtë përgjimet e publikuara nga Bild:

Pergjimi numer 1:

Pergjimi numer 2:

Pergjimi numer 3:

Pergjimi numer 4: 

Pergjimi numer 5:

Përgjimi numer 6:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz05/06/2019 15:24

A do prononcohen tani Soreca, Boshardi, Leila e kompani? A do ja tregojne vendin nje her e mir edver taqi droges, apo do vazhdojne me avazin e vjeter sepse mund te kene gelltitur edhe ata lugen me çorbe te prishur. Te presim dhe te shohim.

Mehmet Ismaili05/06/2019 14:19

Why you any foreign Ambasador in Albania still protect this Kriminale Gaverment ?? You se you don't care about Albanian people just you looking for your interest but know your time is finished .

Vlora05/06/2019 13:17

Per zotrin Kushi! Ti zotri nqs nuk je i sigurt mbaje Edin, coje ke Lagjja, ke shtepia te te mbroje nga bandat!? Nuk ju kuptoj o popull i mjere, ZOTI JU NDIMOFTE per ment e kokes. Edi eshte Mafia vet

KUSH05/06/2019 12:10

Kush garanton qe protesta nuk sjell si qeverineqe kishim 2000 deri 2008 qe jemi ne vitin e 30 njesoj . banda , bande ngelet .PROTESTA NUK GARANTON QE SDO KETE ME BANDA DHE QETESI ME NE KETE VEND .

Shqiptari05/06/2019 11:38

A doni me per Ramen, o shqiptare??!! A e shikoni o qorra te ripjerdhjes se kush i komandon shefat tuaj? A e shikon ti, o qytetar shqiptar, qe rri strukur i frikesuar ne shtepi dhe nuk del te protestosh per shporrjen e qelbesirave kriminele nga pushteti? A e shikon ti, o polic i ndershem, qe rrihesh, perleshesh e vritesh me popullin tend, qe te paguan me taksat e gjakun e tij, buken e gojes, per te mbrojtur kriminelet ne pushtet? A e shikon moj Evropa, moj kurva e motit, se cilen qeveri po mbeshtet? A e shikon moj Caravella e ONM, qe paguhesh nga taksat e evropianeve, se kush ka frike dhe tmerrohet nga reforma ne drejtesi?

Shto koment

Denonco