Vasili: Mogherini dhe Hanh, faleminderit për rekomandimet që nuk hapën kurrë negociatat

Vasili: Mogherini dhe Hanh, faleminderit për rekomandimet që nuk hapën kurrë negociatat

16:24, 29/05/2019
A+ Aa A-

Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini dhe komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn vlerësojnë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati për hapjen e negociatave.

Në konferencën e përbashkët ata kërkuan një vendim sa më të shpejtë nga vendet anëtare, por nuk qartësuan nëse kjo do të shkojë përtej qershorit marrë parasysh kundërshtitë e Francës dhe Holandës, por edhe pamundësinë kohore nga Bundestagu gjerman për të shqyrtuar raportin.

Hahn nënvizoi se në raportin e Komisionit Europian ka komente shtesë por jo kushte për asnjërin prej dy shteteve.

Lidhur me konferencën e përbashkët të dy politikanëve evropianë, ka reaguar edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili falënderon Mogherinin dhe Hahn për rekomandimet që nuk hapën kurrë negociatat.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Mogerini dhe Hanh ju faleminderit per rekomandimet,qe nuk hapën kurrë negociatat!?

Ne konferencen melankolike,te nje lamtumire pa lavdi Mogerini dhe Hanh folen per rekomandimin e radhes dhe per reformen ne drejtesi ne Shqiperi e per suksesin e saj te "papare" te kesaj reforme.

Eshte vendi per ti "falenderuar" pa fund per kete vleresim sepse vertet i papare ishte suksesi i saj i madh i reformes ne drejtesi sepse:

-Shqiperia nuk ka as Gjykate Kushtetuese,

-nuk ka as Gjykate te Larte,

-nuk ka as Inspektor te pergjithshem te drejtesise,

-ka nje Veting me dy standarte te demaskuar edhe nga organizmat jo qeveritare,

-ka anetare te vete komisioneve te Vetingut qe jane pa asnje integritet e te kompromentuar

-ka mbi 50% te anetareve te KLGJ dhe KLP me standarte shume te ulta, qe rrenojne imazhin e drejtesise se "re".

-te gjithe anetaret e KLGJ dhe KLP te refuzuar nga ONM u miratuan nga rilindja

-qe mbi 63% e shqiptareve nuk kane me besim te kjo reforme.

Keto arritje te nje reforme ne drejtesi te abortuar i "meritojne" levdatat e Mogerinit dhe Hanh.

Edhe nje falenderim perfundimtar.

Faleminderit Mogerinit dhe Hanh per rekomandimet e pervitshme,por qe nuk na i hapen asnje here negociatat per anetaresim

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco