Rama jashtë realitetit/ Rrogat e mjekëve në Shqipëri, më të larta se në Gjermani

Rama jashtë realitetit/ Rrogat e mjekëve në Shqipëri, më të larta se në Gjermani

14:50, 28/05/2019
A+ Aa A-

Gjatë ditës së sotme, Edi Rama ka zhvilluar një takim të quajtur ‘Mjekët për Shqipërinë’ nga ku bëri edhe një deklaratë të papritur kur tha se mjekët në Shqipëri paguhen më mirë se në Gjermani.

Duke u munduar ta argumentojë deklaratën e tij, Rama tha nëse një mjek specialist punon jashtë Tiranës, merr bonusin prej 2.5 milion lekë të vjetra.

Sipas tij fitimet e mjekëve janë më të mëdha në Shqipëri, sesa nëse ata punojnë në Gjermani, duke iu hequr taksat.

‘Ka një bonos mbi rrogën, 2.5 milionë lekë të vjetra për mjekët specialistë që pranojnë të shkojnë në spitalet jashtë Tirane. Marrin një rrogë, që po të heqim taksat që do të paguajnë po të ishin në Gjermani, është më e madhe sesa në Gjermani. Në xhep ju mbetet më shumë sesa do iu mbetej në Gjermani’, tha kryeministri.

Një deklaratë e tillë vjen në një kohë kur në fakt shifrat flasin krejt të kundërtën.

Numri i infermierëve dhe mjekëve shqiptarë, që po largohen drejt Gjermanisë është shumë i larta, aq sa është dhënë edhe alarmi se Shqipëria rrezikon të mbetet pa bluza të bardha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz28/05/2019 15:03

Sa mir i bo hesapet e te tjerve ky edver zorraxhiu! Ene pulat e Surrelit morin me shum vesh nga ekonomia, se ky gamori.

Shto koment

Denonco