‘Rama kërcënon me burg’, ish-ministri: Të ndalet epshi i sundimtarit për të shkrirë opozitën

‘Rama kërcënon me burg’, ish-ministri: Të ndalet epshi i sundimtarit për të shkrirë opozitën

16:40, 25/05/2019
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar nëpërmjet një statusi në profilin e tij në facebook, deklaratën e Ramës që kërcënon me burg qytetarët dhe përfaqësuesit e maxhorancës nëse këta të fundit prekin procesin zgjedhor.

Manjani thotë se duhet ndalur epshi i papërmbajtur i sundimtarit për të shkrirë opozitën dhe goditur cilindo që nuk mendon si ai.

‘Kryeministri dhe zëdhënësit e tij, bërtasin çdo ditë: "Opozita do hyjë në burg".

Në një Republikë Kushtetuese, ku pushtetet janë të ndara, vendimin si dhe deklarimin se kush hyn në burg e kush jo e jep gjykata e pavarur nga qeveria.

Imagjinoni dot Merkel të deklarojë çdo ditë " opozita në burg"?!! Jo për opozitën, por as për një qytetar normal nuk ndodh një gjë e tillë.

Detyrat kushtetuese që i janë dhënë gjykatës janë të patjetërsueshme, dmth nuk i bën dot asnjë pushtet tjetër.

Mirëpo, pasardhësit e komunizmit dinë vetëm atë që bënte Enveri. Partia të njoftonte arrestimin dhe sigurimi bënte ekzekutimin. Gjykata jepte vendimin.

Kjo ishte e ndyra Drejtësi Popullore, që ende vepron sot e kësaj ditë.

Drejtësia që burgosi e surgjynosi shqiptarë që folën kundër pushtetit...

Epshi i papërmbajtur i sundimtarit të sotëm për të shkrirë opozitën dhe goditur cilindo që nuk mendon si ai, duhet ndalur.

Tani sesa më vonë, kur të jetë shumë vonë...’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco