Presidenca sqaron: Ja kush e kërkoi dhënien e shtetësisë për biznesmenët indianë

Presidenca sqaron: Ja kush e kërkoi dhënien e shtetësisë për biznesmenët indianë

21:30, 22/03/2019
A+ Aa A-

Institucioni i Presidentit të Republikës ka reaguar lidhur mbi dhënien e shtetësisë shqiptare të dy shtetasve të huaj me kombësi indiane Nitin Jayantilal Sandesara dhe Chetankumar Jayantilal Sandesara.

Një një komunikatë për shtyp, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi, sqaroi se; “Janë zbatuar procedurat ligjore bazuar në pikën 7, të nenit  9  të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare” të ndryshuar, me propozimin e Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit, “për shkak të eksperiencës në investime dhe historikut të sipërmarrjeve të suksesshme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe për shkak të angazhimit të tyre për realizimin e investimeve të rëndësishme elitare në vendin tonë”.

Bazuar në pikën 6, të nenit 9 të ligjit për shtetësinë, janë bërë verifikimet përkatëse nga agjencia ligjzbatuese nga e cila nuk kanë rezultuar të dhëna problematike për dhënien e shtetësisë shqiptare.”, njofton Presidenca e Republikës.

Ndëra sot kunati i njërit prej biznesmenëve në kërkim indian u ndalua sot nga Policia Shqiptare 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco