Protesta e 16 Marsit, momenti kur Policia nis sulmin ndaj qytetarëve

Protesta e 16 Marsit, momenti kur Policia nis sulmin ndaj qytetarëve

20:38, 17/03/2019
A+ Aa A-

Protesta e djeshme e opozitës në Tiranë, e cila pavarësisht masivitetit, shkoi normalisht deri në momentin kur Policia e Shtetit dhe Garda nisi të sulmojë me gaz lotsjellës protestuesit dhe qytetarët pranë Parlamentit.

Dhuna policore, që detyroi disa qytetarë të përfundojnë në spital për ndihmë të specializuar mjekësore, vihet re edhe në videon e mëposhtme, ekskluzive për Syri.net.

Në video shihet momenti i sulmit të policisë, të pajisur me blinda dhe skafandra.

Pavarësisht dhunës policore, 14 qytetarë u arrestuan lidhur me protestën e djeshme, ndërsa 33 të tjerë u proceduan penalisht, përfshirë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco