Vendim unanim për djegien e mandateve, flet kreu i opozitës Basha

Vendim unanim për djegien e mandateve, flet kreu i opozitës Basha

19:48, 19/02/2019
A+ Aa A-

Kryesia e PD ka mbështetur në mënyrë unanime vendimin për djegien e mandateve nga deputetët e saj.

Në një deklaratë për gazetarët, menjëherë pas mbledhjes tha se vendim do ti përcillet për vendim-marrje finale nga Këshilli Kombëtar i PD.

“Djegia e mandateve nuk është qëllim ne vetvete, djegia e mandateve është rekursi i fundit që i është lënë opozitës për të arritur një qëllim madhor. Që të shembim një qeveri të krimit për krimin dhe nga krimi dhe ti japim shqiptarëve një qeveri të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit. Për këtë ne nuk po kërkojmë të marrim dicka, nuk po kërkojmë të marrim mandate me ndihmën e krimit të organizuar, sic ka bërë Edi Rama dhe sic është vertetuar.”, tha ndër të tjera kreu i opozitës Lulzim Basha. 

Deklarata e plotë

Mbledhja e Kryesisë së PD sapo përfundoi. Me votë unanime u miratua vendimi i grupit parlamentar të PD për djegien e mandateve të PD, vendim i cili do t’i përcillet për vendimmarrje finale nesër Këshillit Kombëtar të PD. Pyetje: Zoti Basha a keni ju një qëndrim lidhur me deklaratën e ambasadës së SHBA? Lulzim Basha: Unë nuk komentoj kurrë asnjë deklaratë të përfaqësive të huaja në Tiranë, por dua t’jua them fare qartë: për PD dhe për mua, personalisht, nuk ka frymëzim më të madh sesa SHBA dhe demokracia amerikane.

Në veçanti, mes galerisë së personaliteteve që kanë dhënë kaq shumë në altarin e demokracisë amerikane, veçoj presidentin Lincoln. Dhe dua ta citoj, ndjesë se citimi duhet bërë fjalë për fjalë, po aq sa më kujtohet nga fjalimi i tij në Gettysburg.

“That these dead shall not have died in vain. That this nation under God, shall know a new birth of Freedom and that Government of the people, by the people and for the people shall not perish from the face of Earth”.

Tani, për të gjithë bashkëqytetarët e mi dhe bashkëkombasit kudo që na ndjekin.

Djegia e mandateve nuk është qëllim në vetëvete. Djegia e mandateve është rekursi i fundit që i është lënë opozitës për të arritur një qëllim madhor: që të shembim një qeveri të krimit, për krimin dhe nga krimi dhe t’i japim shqiptarëve një qeveri të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit. Për këtë, ne nuk po kërkojmë të marrim diçka. Nuk po kërkojmë të marrim mandate me ndihmën e krimit të organizuar, siç ka bërë Edi Rama dhe siç është vërtetuar edhe nga provat gjyqësore të publikuara nga Zëri i Amerikës. Ne po japim. Dhe për ta përkthyer tani thënien e Presidentit Lincoln, shpresoj që kjo sakrificë nuk do të shkojë dëm. Se ky komb nën Zot, do të ketë një lindje të re të Lirisë dhe Demokracisë dhe se qeverisja e njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit nuk do të zhduket nga faqja e dheut, nuk do të zhduket nga faqja e Shqipërisë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti e bekoftë Amerikën!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco