VIDEO/ Gallatë në gjykatë: Policia peshkon njerëz që nuk kanë qenë fare në protestë!

VIDEO/ Gallatë në gjykatë: Policia peshkon njerëz që nuk kanë qenë fare në protestë!

14:22, 19/02/2019
A+ Aa A-

Një e qeshur e paparë ka pushtuar sot në gjyqin e protestuesve të 16 shkurtit, që janë arrestuar për dhunë tek Kryeministria. Nuk dihet sesi Policia e ka peshkuar në rrjetën e vet edhe një person që nuk kishte pasur lidhje protestën.

Me zërin e trembur, ndryshe nga gjithë të arrestuarit e tjerë që deklaronin me krenari se kishin qënë në protestë kundër qeverisë, qytetari në fjalë nguli këmbë gjithë kohën se kishte qënë “me babën tek shpija”.

Qytetari: Kam qenë atë natë me gjithë babën te shpia.

Gjyqtarja: Ku ke qenë ti?

Qytetari: Kam qenë në punë dhe te shpia! Kam punën time! As kam qenë në protestë fare!

Gjyqtarja: S’ke qenë në protestë?!

Qytetari: Nga Policia më është konfirmu se 'ke qenë në protestë'!!!

(Të qeshura të papërmbajtura shpërthejnë në sallë edhe nga të arrestuarit. Ndiqni videon.)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco