Djegia e mandateve?! Basha mbledh Grupin parlamentar të PD

Djegia e mandateve?! Basha mbledh Grupin parlamentar të PD

08:51, 18/02/2019
A+ Aa A-

“Kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta vendimarrëse të PD djegien e mandateve parlamentare”.  Kjo ishte deklarata e fortë e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, një ditë pas protestës kombëtare të 16 shkurtit.

Sot, mësohet, se Basha ka thirrur në orën 10:00, mbledhjen e Grupit parlamentar demokrat dhe ku pritet që të shtrohet pikërisht ky propozim. Megjithatë, ende nuk janë zbuluar të gjitha hapat e mëtejshëm të opozitës për të arritur synimin, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

NGA FJALA E KRYETARIT TË PD LULZIM BASHA, PAS PROTESTËS:

Mesazhi juaj është i qartë: Kështu nuk vazhdohet më!  Kupa është mbushur dhe është derdhur. Thika ka shkuar në palcë dhe koha e fjalëve ka mbaruar.

Ne nuk do të vazhdojnë të jemi më fasadë e një Parlamenti të dalë nga zgjedhje që i ka diktuar krimi i organizuar. Mbështetja juaj, e dëshmuar dje, mori përmasat e një referendumi për zgjidhjen politike, të ofruar nga opozita. Ndaj, une jam sot këtu per t’ju thënë me përgjegjësi të plotë se e kam lexuar vullnetin tuaj.

Ndaj, kam vendosur t’i propozoj Grupit parlamentar dhe forumeve më të larta vendimarrëse të PD, djegien e mandateve parlamentare, në mbështetje të  qëllimit dhe aspiratës që ju dje dëshmuat se është mbarëkombëtare, europiane dhe e pandalshme:

Mbrojtjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Shqipërinë si gjithë Europa! Qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Parlament të popullit dhe jo të krimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

beci18/02/2019 11:27

Nuk besoj tek deklarata e Bashes,eshte vetem politike per llogari te tije dhe bashkepuntoreve po te tije

opionisti18/02/2019 10:40

per muas mos u fute me ne parlamente te ndjekesh mandati se nuka te tjere.pershebull agron LLAKa ne vende te monikes muci NANO ne VENDE te fatmIR mediu FATOS klosi NE VENDE te DULES FATOS nanoNEVENDETE TE LS pelluMB CUFI ALEKSANDER ciPA SHKENDER SHEHU RECEP MEJDANI STERNIP ISAMIL QEMALIPIRO LUTAJ aFRED MOISIU ylli BUFI vilSON AHMETI AVNI PONARI KADRI MORINASOKOL HOXHA DHE ILIR HOXHA DHE PARTIA KOMUNISTE PARTIA EGJELBER DHE TE PAVARU DHE PATI TE VOGLADHE SHOQERIA CIVILE

PATRIOTI DT. 18 SHKURT 201918/02/2019 09:35

Ka shumë të drejtë z.BASHA për djegien e MANDATEVE. Do të ketë rezultat të jashtëzakonshëm. Duhej të ishte bërë që më parë por nuk është vonë. Duhet të gjithë partitë opozitare në parlament ta bëjnë këtë. Në rast se nuk bien dakort do të jetë një TURP i madh për to. Atëhere opozita në Shqipëri nuk ka për të fituar.

Shto koment

Denonco