Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kapet në flagrancë Irena Gjoka

Basha: Hapja e kordonit policor, plan i Ramës për të nxitur dhunën

Basha: Hapja e kordonit policor, plan i Ramës për të nxitur dhunën

12:04, 16/02/2019
A+ Aa A-

Kreu  i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas hapjes së kordonit nga policia.

Sipas tij, ky është një skenar që Rama e ka bërë për të nxitur dhunën.

Prononcimi i Lulzim Bashes:

Ministri i Brendshëm e di fare mirë që kordoni i policisë ka hapur radhët për të krijuar një skenë të tillë.

Siç e shikoni rrinë duarkryq sepse kanë një skenar për të nxitur dhe për të stimuluar dhunë. Ka nisur para katër ditësh me deklarata të papërgjegjshme të Policisë, ka vazhduar gjithë mbrëmjen e djeshme, ditën e sotme, gjatë kohës që kanë qarkulluar protestuesit.

Dhe tani ndërkohë që protesta filloi plotësisht në mënyrë paqësore dhe s’kam asgjë me efektivët, se efektivët kanë marrë lule nga ne në fillim të protestës.

Ndërkohë me presionin më të vogël të turmës, që natyrisht që janë të irrituar sepse janë banorë të Unazës së Re, kanë shkuar për t’u prishur shtëpitë për t’u vjedhur 18 milionë euro, papritur shohim që hapet kordoni policor.

Kjo do të thotë që ka një plan për të nxitur dhunë. Ka një plan për të nxitur dhunën që t’i drejtojë gishtin e akuzës opozitës dhe kjo është e papranueshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco