Anti-mitingu i Ramës, nga Saranda autobusë falas e 5 Euro në xhep

Anti-mitingu i Ramës, nga Saranda autobusë falas e 5 Euro në xhep

21:52, 15/02/2019
A+ Aa A-

Dita e nesërme i gjen shqiptarët në Tiranë, në protestë kundër Edi Ramës.

Por edhe paraditen e së shtunës, Edi Rama ka organizuar një anti-miting në Vlorë.

Siç shkruan SarandaWeb, zyrtarë dhe punonjës të administratës do të nisen në orën 05:30 nga Saranda drejt Vlorës për të qenë prezentë në Sheshin e Flamurit, aty ku Edi Rama pritet të zhvillojë një anti miting.

Nisja do të jetë e organizuar me autobusë, të cilët do të jenë falas për të gjithë.

Por përveç autobusëve falas,  pjesëmarrësve në këtë udhëtim do tu jepet në formën e dietës ushqimore edhe një shumë të hollash prej 5 Eurosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Toni16/02/2019 02:00

Eshte qmimi qe paguan iluajturi per te luajtur me jetet e ktyre , qe lojen ka filluar, si me ankandet 5 euro per panine qe neser ti kene per hapje vrime kjo nuk eshte per bindje politike por!;per menderet per karrike .

Daj Jaku16/02/2019 00:17

Shkoni dele shkoni, blegërini dele blegërini, be be be be, do hani 5 lek bar të thatë dimëror, be be be be be, kulloni dele kulloni. Sepse kaq meritoni, 5 lek , edhe atë 5 lekshin që ju hedh si dele që jeni, juve ju a ka zhvatur.

Lule bore15/02/2019 22:08

Sa turp o per 5 euro

tironci15/02/2019 22:00

Vallai deshtojani ket marri ktij te vdekmit e te pakallunit se e co Shqipnin ne vllavrasje. As i mize dheu sduhet te ngordhi per ket psikopat jo mo rob.

Shto koment

Denonco