Lajmi i fundit

'Rama jepe dorëheqjen'/ Protesta e 36-të, nis marshimi në rrugët e Tiranës, bashkohen edhe protestuesit që u liruan sot

Protestuesi nga Gjermania: Protesta ka marrë vëmendjen e botës, ky vend ka nevojë për një ndryshim të madh

20:20, 05/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në protestën e 36-të qytetare para Kryeministrisë, një nga folësit u bëri thirrje qytetarëve për bashkim dhe angazhim të përbashkët për ndryshim politik në vend.

Ai tha se protesta ka marrë vëmendje edhe jashtë vendit dhe se qytetarët duhet të tregojnë, sipas tij, përkushtim ndaj demokracisë.

Folësi theksoi nevojën për një front të përbashkët dhe kërkoi që ndasitë politike të lihen mënjanë, duke u bashkuar rreth një qëllimi të vetëm. Ai shprehu gjithashtu shqetësim për mundësi përçarjeje brenda protestës, duke paralajmëruar për, siç u shpreh, tentativa manipulimi nga faktorë të ndryshëm.

Në fund, ai deklaroi se pjesëmarrja në protestë përfaqëson “vullnetin e vërtetë të qytetarëve” dhe akuzoi për manipulim të procesit zgjedhor.

Protestuesi: 

Përshëndetje të gjithëve. Emri im është Eduard Caca, vij nga Gjermania. Sot këtu jam si qytetar i lirë, pasi jam marrë në Gjermani me shumë organizime të protestave, gjithmonë si qytetar i lirë. Sot ndodhem në këtë protestë. Dje nuk fola sepse kishte një rradhë të madhe për të folur këtu. Protesta ka mbërritur në gjithë botën dhe bota ka kthyer sytë tek ne. Ne duhet të tregojmë... ne duhet të tregojmë se e duam demokracinë. Ne duhet të tregojmë se nuk meritojmë këtë kryeministër dhe këtë qeveri. Sot, më shumë se kurrë kërkohet një front i përbashkët dhe të gjithë për një qëllim.

Në histori jemi shquar gjithmonë vonë, dhe jemi marrë me konflikte me njëri-tjetrin sesa me çështje madhore. Në zhvillimet e hershme, shqiptarët kanë lënë kundërshtarin, ose armikun më të vogël, për të bashkëpunuar për të luftuar për momentin armikun, kundërshtarin ose armikun më të madh. Prandaj kërkohet një bashkim i madh, kërkohet që të jemi të gjithë. Shpresoj që kjo protestë e madhe të sjelli një produkt. Shpresoj që mos manipulohet, sepse ka zëra, ka njerëz të infiltruar që vijnë këtu për ta përçarë. Kjo do ishte katastrofike. Shqiptarët kanë nevojë për një ndryshim të madh.

Të gjithë sa jemi këtu jemi politikë, kemi qenë me një parti apo me një tjetër. Sot jemi për një ndryshim. Kjo është vota e vërtetë e shqiptarëve! Më 11 ishin 200 mijë veta, me 20 ishin 250 mijë. Kjo është vota e vërtetë. Nuk është manipulimi i votave që ka bërë Edi Rama, Ulsi Manja, Taulant Balla. Faleminderit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco