‘Jam gati të jap jetën në këtë shesh’/ Protestuesi me epilepsi i dhunuar në komisariat: Mos u dorëzoni…

21:26, 05/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Niko Qarkaj, një nga protestuesit me epilepsi i dhunuarnga policia pas protestës së 2 korrikut pranë Parlamentit, mori fjalën në protestën e 36-të qytetare para Kryeministrisë, ku u bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë rezistencën dhe të mos tërhiqen nga protestat.

Qarkaj, i cili ka deklaruar më herët se u arrestua dhe u dhunua gjatë shoqërimit nga policia, iu drejtua kryeministrit Edi Rama me thirrjen që të largohet nga pushteti, ndërsa paralajmëroi se, sipas tij, revolta qytetare nuk do të ndalet.

Niko Qarkaj: Të jeni të paepur! Nuk e besoja kurrë që do dilja këtu. Më falni se nuk u prezantova që në fillim. Unë jam një qytetar... kam lindur në qytetin e bukur të Pukës. Qysh në vitin e parë... në vitin '97, babai im është përjashtuar nga miniera. Unë, prej 36 vitesh, jam i detyruar të hyj në kamione në moshën 15-vjeçare e të ik në Londër.

Ky që drejton këtë qeveri, është një diktator që nuk e ka njohur gjithë Evropa. Këtu nga zemra e Tiranës, po kërkoj nga çdo vëlla shqiptar... Dëgjo qartë Edi Rama! Zoti Rama, nëse ti do, jep urdhër, unë do jem i pari që do jap jetën në këtë shesh! Akoma nuk e besoj mbështetjen tuaj, jemi të paepur! Asnjëherë në jetën time nuk kam parë popull më të përqendruar se në këtë vit. Edi Rama, unë po shoh këtu... Dëgjo! Në qoftë se ti jep urdhër për arrestimin e 20 mijë vetëve, ku do i burgosësh? Në burgun tënd në Surrel?! I kërkoj gjithë popullit shqiptar, mos u dorëzoni! Në qoftë se dorëzohemi sot, çdo gjë ka mbaruar. Këto fjalë i them me zemër. Rama, të lutem, ik me dëshirë, se populli ka edhe mënyra të tjera për të të shkulur nga karrigia! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco