Lajmi i fundit

'Rama jepe dorëheqjen'/ Protesta e 36-të, nis marshimi në rrugët e Tiranës, bashkohen edhe protestuesit që u liruan sot

‘Po ti s'qenke njeri...’/ Protestuesja-Ramës: Kërkoji falje popullit dhe ik, mjaft iu ule Melonit në gjunjë!

20:19, 05/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një protestuese përcolli një mesazh të ashpër nga protesta e 36-të qytetare para Kryeministrisë, duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama me thirrjen që të kërkojë falje para qytetarëve dhe të largohet nga drejtimi i vendit.

Në fjalën e saj, ajo kritikoi edhe marrëdhënien e kryeministrit me homologen italiane Giorgia Meloni, ndërsa theksoi se, sipas saj, Shqipëria u përket shqiptarëve.

Mes duartrokitjeve të protestuesve, ajo e mbylli fjalën me thirrjen: "Të rrojë Shqipëria!".

Protestuesja: Të kam folur nja dy herë pranë jush... Nga brenda kam një mllef që përgjigjen e shikoj tek ju të gjithë. Doja të thosha vetëm diçka. Zoti Edi Rama, zotëri nuk je, po po të respektoj. Mjaft iu ule Melonit në gjunjë, si një bisht fshese e prishur. Po kërkoji falje popullit dhe populli do të fali. Po ti s'qenke njeri. Paske qenë tamam i krimbur. Gjithë ky popull, gjithë këto nëna, gjithë këto bija nga anë e anës, janë të lodhur. Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e Evropës. Pa Shqipëri nuk ekziston asnjëri, sa të ketë shqiptarë dhe bij shqiptari, Shqipëria do ekzistojë, dhe jo e hajdutëve, por e shqiptarëve. Të rrojë Shqipëria dhe pa deputetë, është më mirë ta drejtojë populli vetë. Faleminderit!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco