Me emra: Ja kush janë ish-punonjësit e Sigurimit të rikthyer në Polici dhe SHISH

Me emra: Ja kush janë ish-punonjësit e Sigurimit të rikthyer në Polici dhe SHISH

12:14, 27/01/2019
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka denoncuar sot një skandal emërimesh në Shërbimin Informativ Shtetëror, rikthimin e 9 ish-oficerëve të Sigurimit të Shtetit në poste të larta drejtuese nga Helidon Bendo, njeriu i besuar i kryeministrit Edi Rama.

Deputeti Enkelejd Alibeaj bëri një deklaratë me emra dhe fakte nga selia blu duke theksuar se "Shërbimi më i mirë që sot mund t’i bëjmë vendit është të largojmë pa humbur kohë arkitektin e qeverisjes me Sigurimin e Shtetit!"

DEKLARATA E PLOTE:

"Bashkëpunimi me krimin dhe korrupsioni i perhapur ne çdo qelizë të qeverisë janë dy tiparet më dalluese të qeverisë së Edi Ramës. Por skema e sundimit të tij, është e paplotë, nëse lihen jashtë saj njerëzit e sherbimit sekret më të egër të Lindjes, Sigurimit të Shtetit. Pasi mori në qeveri të gjithë pasardhësit e Byrosë Politike, miq të afërt të tij, Edi Rama riktheu në poste të rëndësishme drejtues të Sigurimit të Shtetit.

Policia e Shtetit sot drejtohet në të gjithë piramidën e saj nga ish oficere dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Rasti i Prokurorit të Apelit të Krimeve të Rënda, Bujar Sheshi, spiun i Sigurimit, u emëruar në kundërshtim me ligjin, në mënyrë që Edi Rama dhe vegla e tij Arta Marku të kontrollojnë Këshillin e Lartë të Prokurorisë nëpërmjet shantazhit.

Skema për të drejtuar shtetin që pretendon të anëtarësohet në Bashkimin Europian, me njerez të Sigurimit të Shtetit, tani po funksionon edhe në Shërbimin Informativ Shtetëror.

Partia Demokratike disponon të dhëna se nën drejtimin e njeriut të Edi Ramës në shërbimin sekret, Helidon Bendo, të paktën 9 ish oficerë dhe operativë të Sigurimit të Shtetit janë emëruar në poste shumë të larta drejtuese në kundërshtimin me ligjin e promovimit në detyrë të personave që figurojnë në dokumentacionin e Sigurimit të Shtetit.

Lista jep të qartë emrat dhe detyrat e larta ku janë emëruar pas marrjes së shërbimit sekret nën kontrollin e Edi Ramës.

1- Rafail Milo: ish oficer i Sigurimit të Shtetit. Nga inspektor, ai emërohet Drejtor i Departamentit të Administratës në SHISH. Ka në varësi Drejtorinë Juridike dhe atë Ekonomike.

2- Qerim Dedja: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor emërohet drejtor i Drejtorisë së Sigurisë

3- Mevlud Matraku: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, punëtor operativ, kryesisht në Sarandë. Nga inspektor, është emëruar Drejtor i Performancës. Bën vlerësimin e të gjitha drejtorive të linjës informative operative.

4- Vladimir Elezi: ish punëtor operativ i Sigurimit të Shtetit është emëruar Drejtor në SHISH në Elbasan.

5- Gëzim Bime: ish oficer i Sigurimit të Shtetit nga inspektor, emërohet Drejtor kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit (drejtori e rëndësishme në punën operative)

6- Ilir Tafa: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, emërohet Drejtor i Drejtorisë SHISH, në Durrës. Vëllai i tij është Afrim Tafa, ish Drejtor Policie, i cili është në listat e punonjësve të policisë, i implikuar në trafikun e drogës.

7- Sokrat Mite: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor, emërohet zëvendësdrejtor i Departamentit të Kundërzbulimit.

8- Agim Karralli: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor, emërohet Drejtor i Drejtorisë SHISH Tiranë.

9- Rinald Serhani: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, emërohet Drejtor në SHISH.

Për dy emrat e parë, Autoriteti i Dosjeve ka zbuluar dokumentacion të mjafteshëm që i bën ata të papërshtatshëm për promovimin në detyrë, ndërsa për 7 të të tjerët, ka prova të qarta në dojet e tyre personale në SHiSH se kanë qenë oficerë të shërbimit sekret të diktaturës.

Sot kam një pyetje për çdo qytetar shqiptar: A besoni se rendi, drejtësia, siguria mund të garantohen nga njerëz që dikur na kanë torturuar dhe na kanë masakruar, na kanë mbajtur të izoluar si në kafaz?

Partia Demokratike është e bindur se përgjigja e shumicës së shqiptare pergjigjen me një Jo të fortë! Sigurimi i Shtetit nuk mund të na japë as drejtësi, as rend dhe as siguri! Shërbimi më i mirë që sot mund t’i bëjmë vendit është të largojmë pa humbur kohë arkitektin e qeverisjes me Sigurimin e Shtetit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

opionisti27/01/2019 18:14

zoti alibeja ju nuk jeni terorizem i alkaetesq e more para nga mendreseja.Ju qe keni marr ne kohen poartise demokrati gazidete agimi shehu apo te tjere na KAnadaja cfare ishte ai

Gramoz27/01/2019 15:22

Kur ke ish ministrin e sigurimit te enver dylberit, ne krye te parlamentit, per ç'fare ushtaresh e oficeresh flet z. Alibeaj? Ke shokun Gramoz nga salaria gryk e topit, 5 pellembe leshi gopit, ke hetuesit kriminela si Fatzi Xhafa dhe Spartak Braho deputete ne parlament! Qelbi komunist ka shperthyer pa frena qe me ardhjen ne pushtet te kryezorraxhiut edvin, pasardhes i qenefit enverist, dhe yjet rrine e veshtrojne, dhe populli yne trim dhe liridashes, vazhdon te jete nen efektin e hipnozes edviniste, me shpresen se nje dite do ngopet me mut, por do ta haje me luge floriri aman.

Toni27/01/2019 15:16

Zoti alibeja ka pas plot kohe edhe pdja per ta pastruar dhe qmontuar ish sigurimin?.tashti qe i nritet ju ,dhe udheheqja e sales kur ishte ne pushtet jo pak kohe nukberi as gje per te bere te pakten, nje shembull peer qar i bene popullit per gjys shekulli , por umor me karrocjeret e fermave duke i bere drejtues ne organet erendit tashti jo vetem populli por edhe ju tigezoni dhe ti trashegoni sikur i trasheguan ato qe u kalben neper burgje .do ishte shum mir tja benit sales nje pytje te thjeshte, sa vete bere shembull dhe i vure para pergjegjesis per ca beri biktatura tek ne, ju me partin pd i sollet dhe i keni graduar prap, ti mbani me shendet.pueteni salen ;! Se pote ishte azemi ne jete do jasqarote me mire ty edhe lulit dhe shum tjereve qe sala! Luli i nxorri jasht loje. Enkeled:te presekutuarit tani jan tu umarr me kestet e lekeve per vuajtjen e te tyreve, qe ju jua vonuat aq shum sa gjysa e tyre kan kaluar me edvirin eppshse.

coli27/01/2019 13:34

Ka përmendur z.Alibeaj vetëm këto "drejtora" të SHISH si ish oficerë të sigurimit diktatorial enverist. Por kjo qeverisje "socialiste" , 23 vite pas përmbysjes së diktaturës enveriste , solli një ministër të mbrendshëm ish hetues të sigurimit, kryetar Kuvendi ish ministrin e fundit të sigurimit, ministër të jashtëm , birin e një sekretari të parë të PPSH në rrehte, ministre të energjitikës, mbesën e një ish antari të byrosë politike të PPSH, edhe si ministër "i ri" i jashtëm u përzgjodh biri i adoptuar i një bashkëpuntori të UDB së Millosheviçit, ministre e arsimit , përsëri bija e një agjenti të UDB shqiptar të Kosovës e sa e sa të tjerë të tillë. Enveristët e mediat e tyre janë vënë në siklet se mos Rama, nipi i Spiro Kolekës, na është bërë kapitalist e ka tradhëtuar idealet e tyre. Hiç të mos kenë merak se nuk i qan zemra atij as për kapitalizëm e as për komunzëm por veç të fitojë sa më shumë para e pushtet me votat tuaja e me paratë e mafies.

Edi27/01/2019 13:32

Sa qesharak po behet Ed rrempalla' kujton se me ish sigurimsa do te qendroje me shume ne pushtet, e Ka kabim ata Jane thjeshte disa makineri te ndryshkura nuk drejtojne dot me as familjet e tyre e jo me SHISH.in.

Musa Demi27/01/2019 12:20

Käta janë më atdhetarë e patriotë, se ju nga PD-ja ndonjëherë do të jeni!!!

Shto koment

Denonco