Shiu nuk ndal protestën, banorët e Unazës së re: Përgjegjësi i vetëm Edi Rama, në burg ai, Damian Gjiknuri e Afrim Qendro

Shiu nuk ndal protestën, banorët e Unazës së re: Përgjegjësi i vetëm Edi Rama, në burg ai, Damian Gjiknuri e Afrim Qendro

17:28, 23/01/2019
A+ Aa A-

Banorët e Unazës së Re, nuk janë tërhequr as sot nga protesta e tyre, me gjithë motin me shi.

Jo vetëm kaq, por ata nuk janë mjaftuar as me masën e sigurisë “arrest në burg” për administratorin e kompanisë  “DH Albania” Avdjol Dobi.

Për banorët e zonës së “Astiri”-it, “përgjegjësi i vetëm i skandalit me projektin e Unazës së Re, është Edi Rama. Sot, ai, Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro, duhet të ishte në burg”, u shprehën banorët.

“Edi Rama ka mbaru..., ka mbaru..., ka mbaru.

Qeveria është rrëzu..., është rrëzu..., është rrëzu.

Qeveri e krimit..., qeveri e krimit..., qeveri e krimit”, ishin disa nga parullat që shoqëruan protestën e sotme të banorëve të Unazës së Re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco