Arben Malaj kundër Veliajt: Dështoi, s’mbajti premtimet, policët bashkiakë, mizorë

Arben Malaj kundër Veliajt: Dështoi, s’mbajti premtimet, policët bashkiakë, mizorë

13:18, 22/01/2019
A+ Aa A-

Ish-ministri i Financave Arben Malaj gjatë një interviste, akuzoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për qeverisje arrogante pasi sipas tij 'bazohet tek numri i gjobave që vendos bashkia, ndërkohë sjellje e Policisë Bashkiake e quan mizore'.

'Problemi që ka bashkia e Tiranës është modeli i qeverisjes. Është arrogant. Bazohet te numri i gjobave, te sjellja mizore e Policisë Bashkiake që tregon ndaj tregtarëve.

Le të marrim rastin e Astirit. Ç’është kjo që në mes të dimrit ato familje duhet të lëvizin? Kanë 80 ditë që protestojnë, por e di çfarë do të thotë që një fëmijë të jetë në protestë?

Pse duhet kjo? Kur merret një vendim, merret një vendim për impaktin social që shkakton”, tha ai. 

Arben Malaj kërkoi nga Veliaj që të jetë i kujdesshëm me ambiciet që ka tha gjatë intervistet në '5 pyetjet'.

'Ju kujtohet kur solli gomerë te Parlamenti kundër ministrit të Arsimit?

Tani mund të ketë një nismë për të çuar derra te bashkia e Tiranës meqë s’ka mbajtur premtimet. Te Lëvizja Mjaft nuk pati rezultate dhe erdhi te PS për të marrë mandat. Është problem fakti që marrin një mandat dhe thonë nëpër tavolina që jam kryeministri i ardhshëm. Të bëjë kujdes me ambiciet që ka', u shpreh Malaj.

Shfaqja e përditshme në media nga kryebashkiaku i Tiranës ishte një tjetër kritikë që iu drejtua nga Malaj.

'Është i ri, por si ka mundësi që mos të dalë një ditë në televizor? E para, përse e do? E dyta në kurriz të kujt e bën? Ato orë televizionet mund t’i përdorin për programe edukimi sesa të shohim Veliajn', u shpreh ish-ministri.

I pyetur nëse kryeministri Edi Rama duhet ta rikandidojë Veliajn për një mandat i dytë, Arben Malaj kërkoi nga qytetarët që të mbështesin kandidatët e pavarur.

'As dua t’ja di fare. Fati i Veliajt nuk duhet të përcaktohet nga Edi Rama, por nga qytetarët e Tiranës që duhet të votojnë kandidatë të pavarur. Kur i përcakton kryetari, qoftë majtas apo qoftë djathtas, ata i harrojnë hallet e qytetarëve', -u shpreh Arben Malaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptar24/01/2019 11:37

Z.Malaj duhet që të mos shkëputej nga grupi kundërshtar i Ramës në PS por të vijonte kundërshtimin e hapur ndaj tij. Që Veliaj është më i rrezikshëm se Rama nëse do të vihej në vend të tij, ky nuk është tashmë thjeshtë një përceptim por një realitet, por ama nuk duhet haruar se Veliajn në PS e solli Edi Rama. Është po ky Ramë që e mbushi kuvendin me deputetë socialistë me të kaluar kriminale, kryetarë bashkishë të po këtij niveli. Ministra të mbrendshëm bashkëpuntorë me bandat e trafikut të drogës. Mirë bën Malaj si njohës i mbrendshëm i bëmave të PS, që jep sinjalin e rrezikut për Veliajn, por sot për sot, e keqja më e madhe është Rama sepse ai i ka gllabëruar gjithë pushtetet

Sela22/01/2019 15:05

Ne qofte se edvin kristaq rama i ben nga cmenduria dhe geni anti shqipetar !! Ky po ju them , KY ,erijon veliaj eshte 100 here me i keq ! A e dini perse ? E PRA KY KA URREJTJE INFERIORITETI NDAJ TE GJITHEVE . KY DO TJU TEHEQE ZVARRE MBAS TRAKTORIT ME TEL ME GJEMBA .(tel i gardheve te kufirit te diktatures) ! ERIJON VELIAJ ESHTE PRODUKTI ME NEGATIV I REGJIMIT DIKTAKTORIAL ! KUJDES ME KETE , NUK DO TJU KURSEJ AS FEMIJTE TUAJ ! KY VELIAJ DO TJU SHKELE ME KEMBE , PER KETE NUK KA MESHIRE ! kY NJERI ESHTE ME TE VERTETE I FRIKSHEM !

Gramoz22/01/2019 15:05

Te vetmen merite qe ka ky sumçpumi bashkise, eshte ajo e te qenit mashtrus ordiner, dhe nje prej ushtareve pederast te Sorrosit, dhe per pashpirtesine qe demostron, shikoi rrenje e dege se prej ç'far fisi rrjedh dhe ne fund do dali katran i zi.

Skrapari22/01/2019 13:46

Po qe se Malaj e ka seriozisht ate qe thote per Erion Neverine duhet pershendetur.

greg andoni22/01/2019 13:36

qe ka mangesi ka, por bashke me kete eshte kryetari i partise ai qe duhet fajesuar. apo populli e ka fajin...prap...se i bie qe te perplasemi ne revolt, gjithmone neqoftese e kemi fajin ne, po kam frik se do keq interpretohet kastile...

Shto koment

Denonco