Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Fuqia e marketingut për sukses në biznes. Sekretet dhe sfidat

Basha: Qeveri tranzitore dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Basha: Qeveri tranzitore dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare

22:51, 15/01/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në "Tempora" nga Sonila Meço, kërkoi qeveri tranzitore pa kryeministrin Edi Rama në krye.

‘Vendit i duhet një zgjidhje politike.

Është artikulimi i një zgjidhje politike. Nuk mund të fshihemi pafundësisht pas shkaqeve të krizës. Arsimi është në këtë gjendje që është, studentët po torturohen sa nga protesta në auditore, sepse ky kryeministër nuk ka vullnetin politik për të plotësuar kërkesat.

Pse? Sepse fatin s’e ka lidhur lidhur me studentët, s’e ka lidhur me prindërit e tyre. E ka lidhur me ata oligarkët që u jep tenderat, u jep Unazën e madhe, u jep rrugët e tjera me nga 20 milion euro km dhe me Klement Balilët.

Prandaj zgjidhja, për ta artikuluar fare qartë nuk mund të jetë asgjë tjetër veç largimit të Edi Ramës, një qeverie tranzitore dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Unë nuk premtoj se kam  një formulë për të realizuar një mrekulli. Por në mënyrën se si po veprojmë, vizioni që po shpalosim ditë për ditë, besoj se po japim prova të mjaftueshme se qeveria jonë e nesërme do të jetë një qeveri normale. Do të arrijmë t’u shërbejmë njerëzve në mënyrë normale’, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku16/01/2019 08:31

O ti loran shehu! Ke të drejtë, Shumë mirë po e thotë, vetëm se ka disa vite që po e thotë, e thotë, e thotë. Por nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë. Nuk po e thotë se si do bëhet, se si do ta realizojë këtë strategji, se cila është taktika që do ndjekë për ta rrealizuar? Mirë na këshillon të bashkohemi me PD e Lulit për ta rrëzuar EDramën. Të bashkuar jemi, por EDrama nuk po bie, me sa kam kuptuar, nuk bie vetë ai. Ndërsa Luli thotë, EDrama vepron, pushtoi komplet shtetin, drejtësinë, prokurorinë, mediat, administratën, ushtrinë, policinë, arsimin....Të gjitha këto i bëri ndërsa Luli vetëm thotë, thotë, thotë...Të gjitha këto i bëri për ta mbajtur përjetësisht shretin si pronë të tijën e jo për ti a dhuruar në "paqe" qeverisë "teknike" apo "tranzitore" ... apo verja emrin si të duash. Lulin që kur e kam njohur, e njoh si llafollog e jo njeri të veprimit. Djalë i mirë, sikurse thotë edhe EDrama. Si kryetar Bashkie nuk bëri asgjë, bëri vetëm plane e projekte, detyrën ja delegoi atij zëvëndësit, Eno Bozgo, bike edhe në zyrë dilte një herë në muaj. Ky i imi nuk është mllef kundër Lulit, or ti loran shehu, është keqardhje për fatin e Atdheut tim ku e katandisi klasa politike për 28 vjet, është keqardhje për veten time që mbeta opozitar i përjetshëm në vend që të majmesha porsi njala duke lëpirë bythë kryeministrash ose "kryeopozitarës". Me kët Lul hollandezin do ta gëzojmë EDramën derisa të rritet Zaho që ta zëvëndësojë. Sepse jemi në Shqipëri (Turqi) e jo në Hollandë or mik, dhe duhet të sillemi si shqiptarë. Shqipëria pi vlon ndërsa Luli bla bla bla.

t16/01/2019 04:26

Qe te realizosh qeveri tranzitore pa ramen duhet hequr rama.Si do hiqet rama?Do iki vete?Do pranoje ai qeveri tranzitore pa qene vete km?A ka ndonje opsion luli per kete.luli vetem therret :populli te marre ne dore fatin e vet.Popujt gjithmone kane patur ne krye lider qe i kane besuar dhe kane bere revolucione.A eshte luli i tille.Jo.Atehere si do krijohet kjo qeveri tranzitore pa ramen? Shpjegimet e lulit jane vetem terhiq e mos e keput. Sot me kete gjendje ku studentet protestojne dhe jane te paorganizuar,astiret protestojne prej 2 muajsh dhe jane me te vendosurit kunderqeverise,pjesa tjeter me e madhe e popullit eshte e zhgenjyer dhe e pakenaqur nga kjo qeveri dhe te gjithe keto forca nuk ka kush ti bashkoje kundra rames.Kjo eshte detyra e opozites dhe pd dhe e lulit,por mungon besimi tek ky lider sepse tek ai populli shikon prap eliten e vjeter .jemi ne nje udhekryq dhe nuk po dime te marrim rrugen e duhur.Dikush i besueshem dhe me integritet,individ apo grup,nduhet te dale ne krye dhe ta tregoje se kjo eshte rruga e duhur.

Shqiptari 16/01/2019 03:36

Pa ndryshim radikal të ligjit zgjedhor më votim e numerim elektronik për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen e me lista të hapura me sistem mazhoritar ose proportional kombetar as mos ta mendoni ndryshimin e situates PD do dali sa partia e nard ndokes nese vazhdon keshtu

Toni16/01/2019 01:38

Tranzitore vajtje ardheje dhe pastaj;! Do e nisim edhe nje here nga fillimi! Si me cadren .nga ku ishim, o,,,,,,,, lu ,,!, le,,,, duhet me i zbythur sa me shpejt, se do ngelesh opozitar me varrezat se edhe ato pak qe kan mbeturne shqipri jan pensjonistat, qe kan thirrur gjith mone parti enver.kto nuk jan me ty o lule.opozitaret ose ato qe ishin me pdne ose kan vdekur na vuajtjet , ose jan larguarjasht prandaj mos i largo edhe ato pak qe ke aty.

Loran shehu15/01/2019 23:28

O ti daj jaku shum mir po ta thot qeveri tranzitore dhe zgjedhje te parakohshme kaqqq tashi po do ti te merresh me llafe pazari merru ska ctet thot me tamom Lul Basha , prandaj o njerez mos komentoni me mllef kot ktu po bashkouni ne PD dhe teteter te realizojm zgjedhjet e parakohshme

Daj Jaku15/01/2019 23:08

Pikë dhe kryerradhë. Njësoj si me çadrën. I kërkon EDramës të krijojë qeveri tranzitore pa EDramën !!?? Po a është në fiqir ky Luli? EDrama do zbuar me forcë, me shqelma bythëve, e pastaj flitet për zgjidhje e për zgjedhje. Përndryshe je duke rrahur ujë me dybek si Nafija o LulBoshi.

Shto koment

Denonco