Ish-ministrit: Largimi i kësaj qeverie është pak, duhet ...

Ish-ministrit: Largimi i kësaj qeverie është pak, duhet ...

21:47, 11/12/2018
A+ Aa A-

Pas skandalit në lidhje me kompaninë Dunwell Haberman, e cila fitoi lotin e parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës përmes falsifikimit, si dhe 11 milionë të tjera nga tenderi me OST, vjen një reagim nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Ky i fundit përmes një postimi në ‘Facebook’ ka sulmuar qeverinë ‘Rama’ ndërsa shton se kësaj kompanie iu dhanë para nga taksat e shqiptarëve. Po ashtu ai shtoi se largimi nga pushteti është shumë pak.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

I dhanë me tender 18+11 milionë euro pa kriter e pa ligj, një firme që zyrtarisht ishte pa din e pa iman.

I dhanë para nga taksat tona me arrogancë spektakolare, megjithëse dihej që firma nuk kishte asnjë mundësi ligjore ti fitonte ato kontrata me të drejtë.

Tani thonë ‘s’kemi faj se nuk e dinim që një sportelist spitali nuk kishte përvojë në ndërtim infrastrukture’.

Ca më keq akoma të gjithë ‘fajin’ e paska patur noterja që ka vërtetuar përkthimin e një dokumenti, por jo vërtetësinë e përmbajtjes së tij.

Nëse gjendet ndonjë budalla që ende e ha këtë gomarllëk logjikë, ta kenë hallall pushtetin!

Përndryshe largimi nga pushteti është shumë pak.

Kjo, shkurt e thjeshtë quhet: hajni!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ardi Vlora11/12/2018 23:42

Ky vend eshte nje cop muti qe ska per tu ber ndonjeher. Vetem largimi nje or e me par eshte zgjidhje.

Ylli11/12/2018 22:55

Ke te drejte po thuja Mones qe ta hap gojen mos ta mbaj mbyll per keto 2 jo 1 po 2 tendera e di Mona mire pse e mbane gojen mbyll.

Shto koment

Denonco